Shqipëria me 2 sportistë në Olimpiadën dimërore - Bota Sot
Shqipëria me 2 sportistë në Olimpiadën dimërore

Skijim

E shtunë, 21 korrik 2018

Shqipëria me 2 sportistë në Olimpiadën dimërore

Më: 30 janar 2018 Në ora: 14:22
Suela Mëhilli

Suela Mëhilli dhe Erjon Tola do të jenë dy sportistët kuqezinj që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, që nisin më 9 shkurt në Korenë e Jugut. Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pat shpresuar që të shkonte në këtë Olimpiadë me 4 sportistë, vetëm dy prej tyre kapën normat e lejuara, duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi në Olimpiadë.

Ashtu si dhe 4 vite më parë, në Sochi, Shqipëria do të ketë vetëm skiatorët Tola e Mëhilli, që do të garojnë në disiplinën e skive alpine. KOKSH, përmes një komunikate për shtyp, bën me dijë se më datën 2 shkurt, në Presidencë, do të zhvilohet ceremonia e dorëzimit të flamurit kuqezi nga ana e Presidentit të Republikës, z.Ilir Meta. Pritet që këtë herë flamurin ta mbajë skiatorja Suela Mëhilli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test