Olimpiada dimërore, sportistët kuqezinj mbërrijnë në Fshatin Olimpik - Bota Sot
Olimpiada dimërore, sportistët kuqezinj mbërrijnë në Fshatin Olimpik

Skijim

E diel, 25 shkurt 2018

Olimpiada dimërore, sportistët kuqezinj mbërrijnë në Fshatin Olimpik

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 18:37
Suela Mëhilli, Marco Teroni dhe Erjon Tola

Dy sportistët kuqezinj që do të marrin pjesë ën Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, skiatorët Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, kanë mbërritur sot pasdite në Korenë e Jugut, ku dhe do të zhvillohet Olimpiada. Të shoqëruar nga trajneri Marco Teroni dhe shefi i delegacionit olimpik Kliton Muça, ata janë akomoduar pranë Fshatit Olimpik, i cili gradualisht po mbushet me sportistët garues nga 95 vende pjesëmarrëse.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” konfirmon se deri më tani gjithçka po shkon mirë dhe se sportistët nisën të ambientohen me Fshatin Olimpik, duke inspektuar nga afër pistën ku do të stërviten dhe do të zhvillojnë garat e tyre.

Nesër do të mbërrijë në Kore edhe mjeku i skuadrës Alban Merepeza si dhe drejtuesit e KOKSH, presidenti Viron Bezhani e sekretari Stavri Bello, që do të asistojnë në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, më 9 shkurt. Po nesër do të kryhet edhe ceremonia e mirëseardhjes së delegacionit kuqezi në këtë Olimpiadë, ku organizatorët do të kryejnë ngritjen e flamurit kuqezi mes flamujve të shteteve të tjera pjesëmarrëse në këtë event.

KOKSH bën me dijse se temperaturat në “Pyeongchang 2018” janë të ulta, por organizatorët kanë marrë masat që gjithçka të shkojë sa më mirë për sa i përket akomodimit dhe zhvillimit normal të stërvitjes dhe garave.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test