Kanë mbetur edhe disa orë deri në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, në të cilat ekipi olimpik i Kosovës do të bëjë parakalimin historik.
Flamuri i Kosovës për herë të parë do të parakalojë në LOD, falë skitarit Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik.
Ceremonia hapëse do të fillojë në ora 12:00 me kohën tonë lokale, kurse me kohën koreane në ora 20:00.
Ceremonia pritet të zgjasë dy orë, kurse Kosova pritet të parakalojë pas orës 13:00.
Ekipi olimpik i Kosovës që do të parakalojë përbëhet nga bartësi i flamurit, Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.