Zyrtare: Juria vendos për ditën se kur do të zhvillohet gara “Downhill” e Albin Tahirit

Skijim

Zyrtare: Juria vendos për ditën se kur do të zhvillohet gara “Downhill” e Albin Tahirit

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 06:39
Albin Tahiri

Gara në kategorinë e meshkujve në disiplinën “Downhill” (Lëshim i shpejtë) është anuluar për shkak të erërave të forta që po mbretërojnë në Korenë e Jugut.

Sipas jurisë së Lojërave Olimpike Dimërore, kjo garë është shtyrë për një ditë tjetër dhe do të zhvillohet të enjten më 15 shkurt nga ora 11:00 (3:00 në orën tonë lokale).

Në këtë garë do të paraqitet edhe skiatori nga Përfaqësuesja e Kosovës, Albin Tahiri.

Kujtojm se Albini tani do ta ketë mundësinë për të debutuar ditën e martë në disiplinën “Kombinim Alpik”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat