Ditë e madhe për Albin Tahirin, garon në ditëlindjen e tij

Skijim

Ditë e madhe për Albin Tahirin, garon në ditëlindjen e tij

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:11
Albin Tahiri

Skitari kosovar, Albin Tahiri, nesër do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në PyeongChang 2018 të  Koresë së Jugut.

Ai fillon garën në ora 03:30 të mëngjesit me kohën tonë lokale në disiplinën e lëshimit e cila ishte paraparë të zhvillohej me 11 shkurt, por për arsye të erërave të forta është shtyrë për nesër.

Disiplina e lëshimit llogaritet më e mira për të, andaj urojmë që garuesi ynë i vetëm në LOD PyeongChang 2018, të marrë sërish një rezultat të mirë.

Të martën, në disiplinën kombinim alpin, Albini u rendit në vendin e 37-të nga 65 garues, gjë që u vlerësua paraqitje e suksesshme e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat