Skualifikohet skiatorja shqiptare, gabim teknik për Suela Mëhillin - Bota Sot
Skualifikohet skiatorja shqiptare, gabim teknik për Suela Mëhillin

Skijim

E shtunë, 18 gusht 2018

Skualifikohet skiatorja shqiptare, gabim teknik për Suela Mëhillin

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:46
Suela Mëhilli

Suela Mëhilli nuk mundi dot të përfundojë garën e slalomit special në Lojërat Olimpike të Pyoengchangut në Korenë e Jugut.

Skiatorja shqiptare bëri një gabim teknik në raundin e parë të kësaj gare, teksa shmangu një nga stekat pasi kishte përshkuar gjysmën e pistës, një gabim ky që i kushtoi asaj, pasi u skualifikua përfundimisht.

Në një intervistë telefonike për programim “Wake Up” në Top Channel, Mëhilli tregoi emocionet e saj për pjesëmarrjen në evenimentin më të rëndësishëm të Lojërave Dimërore.

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur. E prisja prej 4 vitesh këtë moment. Kaluam momente të vështira, por ja ku jemi këtu, mes sportistëve më të mirë në botë”, tha Mëhilli.

Në 18 dhe 22 shkurt do të jetë radha e Erjon Tolës që të bëjë paraqitjet e tij në Lojërat Olimpike Dimërore. Skiatori 31-vjeçar, i cili do të garojë në disiplinën e slalomit gjigant dhe slalomit special, tregoi për pritshmëritë dhe objektivat e tij.

“Në Olimpiadë vetëm vendi i parë, i dytë dhe i tretë marrin medalje. Të tjerët, nga vendi i katërt e më poshtë vlejnë të gjithë njësoj. Objektivi im është që të jem mes 30 skiatorëve më të mirë të botës”, u shpreh Tola.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test