Dramë në supersllallom të madh, fitore sensacionale e çekes - Bota Sot
Dramë në supersllallom të madh, fitore sensacionale e çekes

Skijim

E shtunë, 23 qershor 2018

Dramë në supersllallom të madh, fitore sensacionale e çekes

Nga: K.Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:12
Ester Ledecka, (AP Photo)

Skiatorja 22-vjeçare nga Çekia, Ester Ledecka, fitoi medaljen e artë në supersllallomin e madh në Lojërat Olimpike Dimërore – PyeongChang 2018. Ishte befasia  më e madhe e kësaj gare sepse askush nuk e kishte llogaritur çeken se do të triumfoi dhe ka qenë një fitore dramatike, për faktin se ishte  për një qindtën më e shpejt se austriakja Anna Veith.  Ester Ledecka zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:21.11 minuta, duke lënë pas Veith dhe për 11 qindtat  Tina Weirather nga Lihteshtejni. Garë dramatike dhe që mbajti në emocione shikuesit, më së miri e tregon edhe diferenca vetëm një e qindtës epërsi e Ledeckës nga Veith. Weirather renditet në vend të tretë me 11 qindtat larg vendit të parë por për 1 qindtën ishte më e shpejt se Lara Gut e Zvicrës dhe pesë qindtat se italiania Johanna Schnarf.

Rezultatet 

1.Ester Ledecka (Çekia)          1:21.11                

2. Anna Veith (Austria)  +0.01

3. Tina Weirather (Lihteshtejni)         +0.11

4. Lara Gut (Zvicra)       +0.12

5. Johanna Schnarf (Italia)      +0.16

6. Federica Brignone (Italia)    +0.38

7. Lindsey Vonn (SHBA)         +0.38

8. Cornelia Huetter (Austria)    +0.43

9. Michelle Gisin (Zvicra)         +0.46

10. Viktoria Rebensburg (Gjermania)         +0.51

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test