Hirscher fiton në sllallomin e madh

Skijim

Hirscher fiton në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2018 Në ora: 21:17
Marcel Hirscher

Skiatori nga Austria, Marcel Hirscher, triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë. Kampioni në fuqi i botës zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:20.76 minuta, duke pasur kohën më të mirë për një sekondë e 66 qindta se norvegjezi Henrik Kristoffersen. Francezi Alexis Pinturault  renditet në vend të tretë me kohë më të ngadalshme për 2 sekonda e 51 qindtat se pozita e parë. Leif Kristian Nestvold-Haugen mbetet për 27 qindtat nga francezi përkatësisht vendi i tretë.

Zan Kranjec nga Sllovenia arriti në vend të pestë duke lënë pas vetes për 20 qindtat

austriakun Manuel Feller. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 1394 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen (1125) e Svindal (716), ndërsa në disiplinën e sllallomit të madh Hirscher prinë me 620 pikë, pasojnë Kristoffersen (495), Pinturault (329) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)     2:20.76

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)  1.66

3. Alexis Pinturault (Franca)    2.51

4. Leif Kristian Nestvold-Haugen (Norvegjia)   2.78

5. Zan Kranjec (Sllovenia)         3.44

6. Manuel Feller (Austria)         3.64

7. Victor Muffat Jeandet (Franca)     3.87

8. Rasmus Windingstad (Nrvegjia)            3.93

9. Tommy Ford (SHBA)   4.44

10. Ryan Cochran-Siegle (SHBA)      4.75

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat