Arbi Popovci fiton Kupën e Gjeravicës në skijim - Bota Sot
Arbi Popovci fiton Kupën e Gjeravicës në skijim

Skijim

E hënë, 25 qershor 2018

Arbi Popovci fiton Kupën e Gjeravicës në skijim

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:53
Bjeshka e Belegut

Të gjitha rrugët ditën e shtunë të dërgonin në Bjeshkën e Belegut. Pas 14 viteve Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës organizuan garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2018’’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Garat e skijimit u mbajtën për kategoritë junior në disiplinën e sllallomit të madh (GS) dhe për kategoritë senior në disiplinën e sllallomit (SL) të madh (GS)”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj tha se, “komuna e Deçanit është dukë bërë përpjekje të vazhdueshme në zhvillimin dhe promovimin e vlerave turistike që posedon komuna e jonë, më faktin se kemi resurse të shumta të bukurive natyrore të Bjeshkëve të Deçanit. Zoti na i ka dhuruar këto bukuri e ne më mundësitë tona si komunë i kemi dhanë prioritet zhvillimit të turizmit, e në këtë rast ju bëj thirrje instancave më të larta qeveritare, donatorëve, bashkatdhetarëve dhe vet qytetarëve që të na bashkohen e bashkë në rrugën e nisur të sjellim më të mirën e mundshme për zhvillimin e turizmit ku përfitues do të jenë jo vetëm qytetarët deçanas por edhe vendi ynë nga të hyrat që do të krijohen nga turistët vendor dhe të huaj. Bjeshkët e Deçanit veçanërisht Bjeshka e Belegut është e përshtatshme për zhvillimin e turizmit dimëror, ski, ngjitje dhe atë stacionar etj., për të krijuar kushte për turistët duhet të bëhen investime për ndërtimin e infrastrukturës në përgjithësi ku mundëson se bukuritë e këtij vendit mund t’i shijojë secili vizitorë vendor dhe i huaj përgjatë gjithë vitit”.

Duhet të përmendet se Bjeshka e Belegut paraqet një prej destinacioneve turistike, që secilit vizitor t’i ofrojë një përvojë unike me mjedisin e bukur natyror e tërheqës, me lartësinë mbi detare 2200-2300 metra ku bora qëndron afërsisht 60 % ose gjithsej prej 60-210 ditë , me kapacitete të vizitorëve 17000 në ditë.

Pjesëmarrësit e kësaj gare shprehen të lumtur për një nismë të tillë duke uruar që kjo të jetë tradicionale më vet faktin se kjo pistë e Bjeshkës së Belegut është njëra ndër pistat me të mira në Kosovë.

Më poshtë mund të shikoni rezultatet e kësaj gare të zhvilluar më 10 mars.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test