Hirscher dhe Shiffrin, kampionët e rinj të botës - Bota Sot
Hirscher dhe Shiffrin, kampionët e rinj të botës

Skijim

E hënë, 18 qershor 2018

Hirscher dhe Shiffrin, kampionët e rinj të botës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:20
Hirscher dhe Shiffrin, kampionët e rinj të botës, foto Alessandro Trovati AP Photo

Marcel Hirscher në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave, Mikaela Shiffrin, janë kampionë të rinj të Botës në skijim. Austriaku Hirscher dominon që nga viti 2012 dhe është titulli i shtatë me radhë (2012-2018), një sukses i jashtëzakonshëm i tij. Hirscher dëshmoi edhe një herë se nuk ka konkurrencë në shtigjet e bardha. Gara e fundit në sllallom nuk u mbajt në Are të Suedisë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike sidomos erërave të forta.  

Hirscher është kampion edhe në disiplinën e sllallomit, duke fituar ‘Globin e vogël të Kristaltë’. Ai zuri vendin e parë me 874 pikë, pasojnë: Kristoffersen (710), Myhrer (460) etj.  Në renditjen e përgjithshme, Hirscher është kampionë me 1.620 pikë, ndërsa Kristoffersen zuri vendin e dytë me 1.285 pikë.  

Te femrat, Shiffrin fiton për herë të dytë rresht titullin e botës, ndërsa skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’ në disiplinën e sllallomit të madh.  Gara e fundit në Are, pra në disiplinën e sllallomit të madh nuk u zhvillua, shkak koha e keqe. Rebensburg zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit të madh me 582 pikë, pasojnë  Worley (490) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme Shiffrin përfundoi bindshëm e para me 1.773 pikë, duke lënë pas zviceranen Holdener (1.268), gjermanen Rebensburg (977).

Renditja e përgjithshme, meshkujt

1. M. Hirscher (Austria)      1.620

 2. H. Kristoffersen (Norvegjia)  1.285

 3. A. L. Svindal (Norvegjia)       886

 4. K. Jansrud (Norvegjia)  884

 5. B. Feuz (Zvicra)    856

 6. A. Pinturault (Franca)   707

 7. V. Kriechmayr (Austria) 704

 8. T. Dressen (Gjermania) 672

 9. M. Mayer (Austria)       622

 0. H. Reichelt (Austria)     535

 

Renditja e përgjithshme, femrat

 1. M. Shiffrin (SHBA)        1.773

 2. W. Holdener (Zvicra)    1.268

 3. V. Rebensburg (Gjermania)  977

 4. S. Goggia (Italia)  958

 5. P. Vlhova (Sllovakia)     888

 6. T. Weirather (Liehteshtejni)  887

 7. M. Gisin (Zvicra)   868

 8. R. Mowinckel (Norvegjia)     849

 9. F. Hansdotter (Suedia) 817

10. L. Vonn (SHBA)   792

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test