HANDIKOS-i përfiton edhe 26 karroca për persona me aftësi të kufizuar

Sociale

HANDIKOS-i përfiton edhe 26 karroca për persona me aftësi të kufizuar

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 16:25
Foto nga vendi ngjarjes

Shoqata “Ardhmëria” nga  Suedia i ka dhuruar HANDIKOS-it të Mitrovicës 26 karroca, 18 shëtitore lëvizëse, nëntë paterica  dhe disa komplete  pampersa për persona me aftësi të kufizuar.

Drejtoresha e HANDIKOS-it, Merita Hasani, falënderoj shumë përfaqësuesin e “Ardhmërisë” nga Suedia, Sabri Mehmeti, falë të cilit janë mbledhur këto ndihma për t’iu dorëzua atyre që kanë nevojë në komunën e Mitrovicës.

“është kjo një ndihmë shumë e madhe për ne. Karrocat janë shumë të mira dhe kemi mjaftë persona që kanë nevojë për to. Me këto “Ardhmëria” ua ka lehtësuar jetën personave me aftësi të kufizuar dhe ne e falënderojmë shumë për këtë mbështetje, e cila është e dyta me radhë”, tha ndër të tjera Merita.

Në pranim-dorëzimin  e karrocave mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili ato ua ndau disa personave që ishin përzgjedhur dhe që ndodheshin aty.

Ai falënderoi shuam bashkëqytetarin Mehmeti për kontributin që ka dhënë në kuadër të “Ardhmërisë”, për sigurimin e këtyre ndihmave për persona me nevoja të veçanta ën komunën e Mitrovicës.

“Komuna gjithmonë e ka parasysh këtë kategori të qytetarëve, andaj edhe vazhdimisht mundohet që të përmirësoj jetën e tyre, duke ofruar mbështetje aq sa ka mundësi. Në këtë aspekt, po na ndihmojnë edhe bashkëqytetarët tanë që jetojnë e punojnë në shtete të ndryshme, të cilët po sigurojnë ndihma të këtilla dhe të tjera dhe unë i falënderoj shumë. Gjithsesi do të vazhdojmë në forma të ndryshme që edhe në të ardhmen të ndihmojmë HANDIKOS-in”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Përfaqësuesi i “Ardhmërisë”, Sabri Mehmeti, tha se në sigurimin e këtij donacion kanë kontribuar shumë persona, që i falënderoj shumë. E dinim se në Kosovë ka nevojë për ndihma të këtilla, por ne i orientuam në Mitrovicë, pasi që këtu gjendja është më e rëndë se në komunat tjera.

Për rëndësinë e këtij donacioni dhe për kriteret ndarjes së tij, foli edhe drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Qazim Nimani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat