Labi i del në ndihmë edhe Liridona Gajtanit

Sociale

Labi i del në ndihmë edhe Liridona Gajtanit

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 00:02
Labinot Tahiri

Pasi në angazhimin e fundit humanitar arriti t'i grumbullojë mbi 200 mijë euro për vetëm 48 orë nga njerëz të shumtë për shërimin e një fëmije që vuan nga sëmundja e veshkave, këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, duket i vendosur t'i prijë aksionit për të ndihmuar një të sëmurë tjetër.

Tahiri u është drejtuar qytetarëve të Prishtinës nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke iu treguar për sëmundjen e Liridona Gajtanit, e cila është diagnostikuar me leukemi akute. 

"LIRIDONA GAJTANI është me sëmundje të rëndë! Tregoni se cfarë të bejmë? Ju lutem ta lexoni këtë shkrim dhe me tregoni se çfarë të veprojmë!  Separi u drejtohem banorëve të Prishtinës te dashur qytetarë!", ka shkruar Tahiri në rrjetin social.

Ai ka shpërndarë një mesazh të familjarëve të Liridonës, të cilët i kanë kërkuar këngëtarit ndihmë në mbledhjen e fondeve për shërimin e vajzës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat