Nënën nga Prishtina me tri vajza, i braktisi babai, rrezikojnë të mbeten pa strehë

Sociale

Nënën nga Prishtina me tri vajza, i braktisi babai, rrezikojnë të mbeten pa strehë

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 23:16
Lirija

Është ulur e vetmuar duke i pritur vajzat që t’i kthehen nga shkolla. Po numëron hallet një pas një, që po ia thellojnë dhimbjen që ka.

Është kjo Lirija, e cila po përballet me kushte të rënda ekonomike.

Jeton në një podrum të improvizuar në fole banimi, në rrugën “Afrim Zhitia” në “Breg të Diellit” në Prishtinë.

Burri e la para shtatë vjetëve duke ia lënë mbi supe barrën e të mbajturit familje. Dhe, nga ajo kohë ai nuk u lajmërua më kurrë.

Kjo nënë pa përkujdesje rrezikon të dal në rrugë pasi që pronari i bodrumit e ka paralajmëruar se duhet ta lëshojë atë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat