Nëntë vjeçari që vuan nga sëmundja e zemrës ka nevojë për ndihmë

Sociale

Nëntë vjeçari që vuan nga sëmundja e zemrës ka nevojë për ndihmë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 20:47
Pamje nga videoja

Dior Agushi është 9 vjeç. Por ende nuk ka filluar të shkoj në shkollë. Sëmundja nga e cila vuan dhe kushtet ekonomike po ia pamundësojnë atij edukimin.

Vogëlushi vuan nga një sëmundje e zemrës. Shenaj Agushi, nëna e Diorit ka edhe një vajzë tjetër 15 vjeçe.

Ata jetojnë pa kurrfarë të ardhura.

Bashkëshorti i saj është zhdukur para nëntë viteve dhe që nga ajo kohë kjo familje jeton nga ndihmat. Kryefamiljarja për çdo ditë del përpara xhamisë së madhe në kryeqytet dhe kërkon lëmoshë.

Këto para nuk i mjaftojnë asaj për ushqim e lëre më për shërimin e të birit i cili brenda 15 ditëve  duhet të bëjë një kontroll e cila kushton 300 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat