Historia e trishtë Bekimit, pasi i vranë babanë u nis drejt Anglisë

Sociale

Historia e trishtë Bekimit, pasi i vranë babanë u nis drejt Anglisë

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 22:27
ilustrim

Bekimi është larguar nga Shqipëria kur ishte adoleshent. Ishte i detyruar të emigronte, pasi u vra babai i tij.

Rruga drejt Spanjës ishte e gjatë dhe ishte atje ku Bekimi njohu disa persona, të cilët i premtuan një jetë të re në Angli. Por i duhej të paguante.

Bekimi tregon çfarë i thanë: “Duhet të paguash një shumë të madhe parash, rreth  6000 paund. Nëse nuk i ke paratë, mund t’i paguash duke punuar për ne. Më thanë që do të kem një jetë më të mirë në Britani. Më thanë se mund të punoja për ta dhe të shisja gjëra. Unë i besova”.

Kur Bekimi shkoi në Mbretërinë e Bashkuar, ai u kap nga policia dhe u mor në kujdesin e shërbimeve sociale. Pasi e kuptuan se adoleshenti shqiptar, mund të ishte në rrezik shfrytëzimi, punonjësit social morën masa, duke e mbrojtur nga trafikimi.

Por Bekimi ishte një prej fatlumëve.

Nëntëdhjetë e tre fëmijë shqiptar të cilët kërkojnë azil në Angli janë zhdukur vetëm vitin e kaluar, krahasuar me 46 fëmjë të zhdukur në 2014.

Rreth një e katërta e atyre që u zhdukën në vitin 2015 mbeten të zhdukur, ndërsa pjesa tjetër u gjet pasi hetimit nga policia britanike.

Fëmijët të cilët shkojnë në Britaninë e Madhe, janë në rrezik nga trafikantët. Sipas një investigimi nga Buzzfeed News, janë fëmijë të moshës 15 vjeçare, që shfrytëzohen për punë të rrezikshme, shfrytëzim seksual dhe aktivitete kriminale, si shitja e drogës etj.

Trafikantët manipulojnë fëmijët, duke i premtuar një jetë më të mirë. Grupet kriminale përdorin çdo mjet të nevojshëm për të kontrolluar dhe abuzuar këta të rinj.

Në 2015 më shumë se 450 fëmijë shqiptarë kanë arritur të pashoqëruar, në Britaninë  e Madhe. Shkaku i largimit të tyre nga Shqipëria, pretendohet se është kryesisht  gjakmarrja.

Autoritet britanike kanë identifikuar 209 prej tyre, fëmijë të rrezikuar nga trafikantët, nga 117 raste në 2014 dhe 56 në 2013

Janë fëmijë të cilët duan t’i ikin rrezikut në vendin e tyre, për të shkuar në një rrezik më të madh në Britani.

Qeveria britanike ka nisur një projekt pilot në qytetin Croydon, për të eksploruar mundësinë e rikthimit të fëmijëve shqiptarë në vendin e vet.

Por organizatat për mbrojtjen e fëmijëve në Angli, e kanë kundërshtuar duke thëne se Shqipëria është një rrezik për ta dhe fëmijët duhen mbrojtur.

“Ky investigim hedh dritë mbi të vërtetën e trishtë, se në shumë raste përgjigja e Britanisë ndaj trafikimit të fëmijëve, është thjesht dështimi. Autoritetet duhet të gjejnë mënyra për t’i mbrojtur ata dhe jo të kërkojnë rikthimin e tyre në Shqipëri, ku ata rrezikojnë të ritrafikohen”, ka thënë Klara Skrivankova, koordinatore e programit të trafikimit, e Organizatës kundër Skllavërisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat