Kryefamiljarja 13-vjeçare: 14 kilometra për të shkuar në shkollë, jeton në kasolle, kujdeset për nënën e paralizuar dhe vëllain me sëmundje mendore

Sociale

Kryefamiljarja 13-vjeçare: 14 kilometra për të shkuar në shkollë, jeton në kasolle, kujdeset për nënën e paralizuar dhe vëllain me sëmundje mendore

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 16:36
Kryefamiljarja 13-vjeçare, Valbona Rizai

Valbona Rizai, edhe pse vetëm 13 vjeç, është shndërruar në kryefamiljare. Familja e saj jeton në fshatin e thellë Lumarë në Mallakastër të Shqipërisë, në një kasolle ku për dysheme kanë tokën, e çfarë bie jashtë, pikon brenda.

Valbona është detyruar që të jetë vetë burrë, grua, nënë dhe motër, pasi kujdeset për nënën e paralizuar dhe të vëllain me sëmundje mendore, i cili prej dy javësh është larguar nga shtëpia.

“Vëllai ka ikur dhe nuk e di se ku është”, thotë Valbona duke qarë.

Kryefamiljari u nda nga jeta pak muaj më parë dhe të afërmit mundohen t’i vijnë në ndihmë Valbonës që pas vdekjes së babait.

“Ja, i sistemuam në këtë shtëpi, ranë muret. Thamë t’i lemë te kjo tjetra që edhe po ra, nuk ka aq peshë. Kemi thirrur mjekët, e kanë parë gjendjen, por nuk kanë bërë gjë”, thonë të afërmit.Por, Valbona është edhe nxënëse. Vazhdon klasën e tetë, madje me nota të mira. Për të shkuar në shkollën 9-vjeçare në një fshat tjetër, ajo duhet të bëjë 14 kilometra rrugë në këmbë. Gjatë dimrit, i duhet të kapërcejë edhe lumin Gjanica, me shpresën se shkolla që po e bën me aq mundime, një ditë do ta shpëtojë nga tmerri ku jeton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat