Mësuesja nga Drenica që ishte në prag të vdekjes, ka një mesazh për të gjithë (Pamjet e rënda)

Sociale

Mësuesja nga Drenica që ishte në prag të vdekjes, ka një mesazh për të gjithë (Pamjet e rënda)

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 12:33
Vlora Vojvoda

Para dhjetë vjetësh, ajo ishte me afër së kurrë vdekjes. Një veturë kishte goditur mësuesen Vlora Vojvoda nga Llausha e Skënderajt, derisa po kthehej nga shkolla në shëtëpi, duke i shkaktuar asaj lëndime shumë të rënda. Por fuqia e Përendisë, sic thotë edhe ajo, ishte më e madhe se gjitha tjetër. Vlora, që për kohë të gjatë qëndroi në komë u shërua falë vullnetit për jetë që kishte dhe angazhimit të mjekëve në QKUK.
Për shokët e saj në Facebook, ajo ka ndarë momente nga ngjarja më e rëndë që i ndodhi në jetë, por qe e përballoi falë vullnetit që kishte për jetë edhe atëherë kur mjekët nuk shpresonin shumë.

“Familjaret ishin të përgatitur në çdo moment për vdekjen time sepse ashtu edhe i kishin pergatitur mjekët. Zoti i madh ka dashtë që unë të jetoj, normalisht m? ndihmën e mjekëve të QKUK-së, më punën e tyre e në veçanti Dr. Bujar Kastrati- Neurokirurg, më besim dhe këmbëngulësin e tij për operacionin e dytë (gjakderdhje në tru), ma mundësoj jetën….

Operacioni i parë që ishte bërë nga një tjetër neurokirurg s’kishte pasur sukses”, ka shkruar Vlora.
Duke qenë fare pranë vdekjes, kush më shumë se ajo nuk ia di vlerën jetës, prandaj ka një mesazh për të gjithë. “Miqtë e mi e gjithë ju familjar e shoqeri që ju kam n? fb, kërkoj ndjesë për këtë shkrim,desha me nda më Ju sepse Ju ishit dhe jeni motivi im i jetës, unë e shërova veten bashkë me ju që ju pata. Ashtu ma ndjeu zemra më tregu që asgje s’ka rëndësi në këtë jetë më shumë se shëndeti.

Jetojeni jetën…”, ka shkruar Vlora e cila sot është fare mirë me shëndetin.

Image

Ja postimi i plotë i Vlora Vojvodes

Shkoi një dekadë.

Vitet po kalojnë shumë shpejtë, jeta ka sekretet e saj e ne, asnjëherë nuk I dimë dhe nuk na shkon në mendje ndonjë gjë e trishtur që mund të na ndodh…
Sa energji, vullnet dhe dëshirë kisha për punë si mësimdhënëse, për ata nxënës, për atë shkollë, që isha edhe mësuesja e parë kur u hap ajo paralele e ndarë fizike e shkollës amë ” Halit Geci” në Llaushë. Për fillim ishim vetëm unë dhe klasa e parë, pastaj në vitet n’vazhdim u plotësua deri në klasën e pestë.
Sa më dëshirë ecja këmbë atyre rrugëve me fusha e male, lugina e kodra andej e këndej diku 7 km, nga shtatori I vitit 2004 gjer 11 dhjetor 2006.
Data 11 dhjetor 2006 është një datë që kurrë nuk do ta harroj dhe data që e urrej më së shumti; ishte kohë më shi, shi I zymtë, po kthehesha nga puna-shkolla. Rrugës për në shtepi, ora 17:18 një makinë e tipit mercedes (ashtu qysh kanë tregu), më goditi dhe në moshën 26 vjeçare m’i dha kahje tjetër jetës sime. Ato momente mua s’me kujtohen asgjë, për 15 ditë isha në gjendje kome, intervenime të njëpasnjëshme, sa në kokë, në sy, në këmbë etj, në QKUK. Pastaj shkuarja në Moskë të Rusisë tri herë…
Jeta është kjo….

Familjaret ishin të përgatitur në çdo moment për vdekjen time sepse ashtu edhe I kishin pergatitur mjekët.
Zoti I madh ka dashtë që unë të jetoj, normalisht m? ndihmën e mjekëve të QKUK-së, më punën e tyre e në veçanti Dr. Bujar Kastrati- Neurokirurg, më besim dhe këmbëngulësin e tij për operacionin e dytë (gjakderdhje në tru), ma mundësoj jetën….
Operacioni I parë që ishte bërë nga një tjetër neurokirurg s’kishte pasur sukses.

Për t’gjitha këto tejkalime të kësaj sfide jetësore, gjithherë jam falënderuese dhe vazhdoj të jem: Zotit të Plotëfuqishëm, Dr. Bujar Kastratit më ekipen e tij, Kryetarit Sami Lushtaku (në atë kohë s’ka qenë kryetar) për ndihmen ne QKU… Po ashtu edhe Komunës së Skenderajt dhe shkollave për ndihmën financiare, (aq sa kanë pas mundesi), familjaret e shumë të tjerë që më kanë ndihmu në të gjitha format e mundshme!

Jeta vazhdon, shyqyr Zotit që edhe atëherë edhe sot kam rreth vetes njerëz të mirë, vazhdoj jetën shumë normal m? punë, me shoqeri, me kolegë.

Miqtë e mi e gjithë ju familjar e shoqeri që ju kam n? fb, kërkoj ndjesë për këtë shkrim,desha me nda më Ju sepse Ju ishit dhe jeni motivi im I jetës, unë e shërova veten bashkë me ju që ju pata. Ashtu ma ndjeu zemra më tregu që asgje s’ka rëndësi në këtë jetë më shumë se shëndeti.
Jetojeni jetën…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat