“Rrëfimi i nënës gjakovare për plagët që i la lufta”

Sociale

“Rrëfimi i nënës gjakovare për plagët që i la lufta”

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 23:03
Ferdane Qerkezi

Në oborrin e kësaj shtëpie, përveç flamujve të cilët valviten nuk ka gjallëri tjetër.

Zymtësia e ka kapluar këtë shtëpi nga 27 marësi i ’99-së.
Nga tetë antarë të cilët banonin aty, ka mbetur vetëm e zonja e shtëpisë.
Është kjo Ferdane Qerkezi nga Gjakova.

Ajo ka humbur katër djemtë e saj Artanin, Armendin, Ardiain dhe Edmondin , po ashtu burrin Halimin gjatë luftës së fundit në vend.

Mesdita e 27 marësit të vitit 99’, ishte vetëm fillimi i tragjedisë së familjes Qerkezi.

Tek dera e të zotit të shtëpisë, Halim Qerkezi kishin ardhur katër polic dy nga dera kryesore dhe dy nga dera e podrumit. Pasi kishin pyetur kryefamiljarin se kush ishin gjithë të pranishmit në shtëpi, dhe ai iu kishte treguar se ishin disa kusherinjë dhe miqtë e djalit të martuar, policët serbë ishin larguar për t’u kthyer prap pas tri orëve.

E, me t’u kthyer ata kishin urdhëruar të gjithë të pranishmit në shtëpi të dilnin në oborr, dhe t’i tregonin letërnjoftimin. Të gjithë i kishin ato, përveç djalit të vogël të Halim e Ferdane Qerkezit, Edmondit i cili ishte vetëm 14 vjeç.

Afërsisht pas një ore, policët ua kishin kthyer leternjoftimët dhe i kishin lejuar të hynin prap në shtëpi. E pas ksaj kërkuan kafe nga zonja e shtëpisë, e cila tashmë tregon edhe më tutje se çfarë kishte ndodhur gjatë atyre orëve në shtëpinë e saj.

Më 27 maj 1999, Ferdanja së bashku me Kasim Qerkezin dhe Nysrete Kumnova, kishin shkuar në shtëpinë e policit serb Dragan Ragjiq, ky i cili së bashku me tre polictë tjerë të maskuar kishin marrë të gjithë burrat në mbrëmjen e 27 marsit në shtëpinë e familjes Qerkezi. Polici Dragan Ragjiq, kur ishte pyetur se ku ishin djemtë dhe burrat që i kishte marrë ai iu kishte thënë se “ Në qoftë se ju lajmëroj diçka deri në mbrëmje, mirë, në qoftë se jo, ju kurr nuk do të kuptoni për fatin e tyre asgjë”.

Dhe fraza e fundit e fjalisë së tijë, doli të jetë e vërtetë.
Tek më 16 Dhjetor të vitit 2005, nënës e cila mbeti e vetme me dy nuset e djemve, i erdhi lajmi se kishin gjetur dy trupa të vdekur të djemëve të saj, por që për fatin e dy djemëve të tjerë dhe burrit nuk është zbuluar ende asgjë.

Tani që janë bërë 18 vjet nga mbarimi i luftës, e me 16 dhjetor të këtij viti po bëhen 11 vjet që kur i kanë gjetur trupat e Artanit dhe Edmondit, ende nuk ka as edhe një lajm për fatin e Halimit dhe dy djemve të tjerë të tij.

Por tashmë e një kohë shtëpinë e saj zonja Qerkezi e ka shndërruar në muze.

Aty ka rënditur gjësende të ndryshme si fotografi, dokumente, rroba e të mbathura që i përkisnin familjarëve të saj.

Kujdes të veçantë iu ka kushtuar këpucëve. Ato janë të rënditura me kujdes, si në pritje për t’u veshur nga babai dhe djemtë e tij.

Me nostalgji nëna gjakovare tregon çdo detaj të shtëpisë ku ata jetuan, ku dhe me fanatizëm ka ruajtur çdo gjë që iu përkiste atyre, që nga lodrat e djemëve kur ishin fëmijë të vegjël, djepin ku i ka rritur e deri tek rrobat e tyre të martesës.

Ndërsa fakti që çdo mëngjes kur hapë sytë sheh se është e rrethuar vetëm me fotografi të mbetura nga më të dashurit e saj, e rëndon mjaftë atë. Por kështu ajo i ndjenë më afër, ani pse sa herë i sheh gjoksi i ngushtohet edhe më shumë nga pikëllimi. Ajo dëshiron t’i ketë aty-pranë, në mënyrë që kujtimi për ta të mbetet çdo herë i gjallë.

Bashkëshorti i Ferdane Qerkezit, dhe dy djemtë e saj, vazhdojnë të jenë pjesë e listës prej më se 1700 të të pagjeturve në Kosovë, që nga koha e luftës.

Dhe këtë vazhdojnë t’ua rikujtojnë shoqërisë dhe insitucioneve, Ferdanja bashkë me shumë nëna e baballarë nga Gjakova dhe e gjithë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat