Historia prekëse, Maria nuk shkon në shkollën pasi s’është e regjistruar në gjendjen civile

Sociale

Historia prekëse, Maria nuk shkon në shkollën pasi s’është e regjistruar në gjendjen civile

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 18:05
Maria

Maria është 10-vjeç, por e kalon ditën duke u endur rreth çadrës së familjes së saj rome, pranë përroit malor të lagjes “Zinxhira” në Gjirokastër.

Ajo e ka braktisur shkollën, por dëshiron të rikthehet.

“Kam shkuar në shkollë, por më tha të sillja certifikatën. 5 ditë shkova në shkollë”, tregon Maria.

Nëna e saj Diana Rizvo thotë se të bijat nuk i ka regjistruar kurrë në gjendjen civile. Ato kanë lindur në Greqi dhe nuk e përballonte dot pagesën që i detyrohej spitalit, ndaj është larguar në fshehtësi bashkë me fëmijët. 

Disa organizata janë ofruar për të zgjidhur problemin e regjistrimit të fëmijëve në këtë lagje romësh, por ende shumë prej tyre enden rrugëve duke punuar apo lypur. 

Në shkollën e Marias, “Andon Zako Çajupi” mirëpresin rikthimin e saj. Por familja, sipas tyre, ndryshon vazhdimisht adresë dhe rastet e fëmijëve që punojnë janë të vështira për t’u menaxhuar. 

“Nuk kemi asnjë rast kur shkolla të bëhet një barrierë ëpr mungesën e certifikatës së fëmijës ose mungesës së mjeteve të identifikimit, por fëmijët që vijnë nga komuniteti rom ju lihet afat për plotësimin e dokumentacionit”, deklaroi Etleva Yzo, specialiste pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale në Gjirokastër.

Nga 76 fëmijë romë që ndjekin arsimin 9-vjeçar pranë dy shkollave “Andon Zako Çajupi” dhe “Së bashku” , 12 nuk kanë certifikatë regjistrimi në gjendjen civile dhe as konfirmim vaksinimi. 

Nga ana tjetër, numri i atyre që nuk ndjekin shkollën është disa dhjetëra dhe ndryshon në varësi të ritmit të lëvizjes së familjeve të tyre për punë sezonale në Greqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat