Argjendi i vogël kthehet i shëruar nga Austria

Sociale

Argjendi i vogël kthehet i shëruar nga Austria

Më: 23 janar 2017 Në ora: 21:34
Argjendi u kthye i shëruar pas 4 muaj qëndrimi në spitalet austriake.

Ardi Smajli 7-vjeçar dhe Argjendi 11 muajsh u kthyen nga Linzi i Austrisë, ku ishin për shërim.

Por derisa, Ardi nga Ramuni i Pejës, do të shkojë edhe herë tjera për shërim atje, Argjendi u kthye i shëruar pas 4 muaj qëndrimi në spitalet austriake.

Gjithë kjo ndodhi falë shoqatës “Alians for Kinder”, e cila jashtë vendit për shërim ka dërguar qindra fëmijë.

Por, me rastin e Argjendit, që kishte telashe me zorrët, u mor pas raportimit në Klan Kosova për gjendjen e rëndë të tij.

Prindi i Argjendit, Ylberi që për shërimin e djalit kishte kërkuar ndihmë, shprehet i gëzuar se tashmë i biri është shëruar por edhe shtëpia i është ndërtuar, me paratë që u mblodhën nga qytetarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat