Vazhdon aksioni për shpërndarjen e pakove me veshmbathje për familjet në nevojë

Sociale

Vazhdon aksioni për shpërndarjen e pakove me veshmbathje për familjet në nevojë

Nga: A.M. Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 21:02
Aksioni i shpërndarjes së pakove me veshmbathje për familjet në nevojë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se edhe në këtë javë ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së pakove me veshmbathje për familjet në nevojë.

Po ashtu, Abrashi ka premtuar se ky aksion do të vazhdoj edhe tej.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe këtë javë ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së pakove me veshmbathje për familjet në nevojë.

Deri më sot, Ministria Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të këtij aksioni të veçantë, ka shpërndarë pako për 2350 familje në 20 komuna. Aksioni do të vazhdojë edhe më tej...”, thuhet në postimin e Abrashit të bërë në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat