Edhe një familje skamnore në Skenderaj bëhet me banesë nga bamirësit

Sociale

Edhe një familje skamnore në Skenderaj bëhet me banesë nga bamirësit

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 01:05
Familja e Bajram Thaçit nga fshati Burojë i komunës së Skenderajt

Qyteti i Skenderajt vazhdon të mbetet ndër qytetet më të varfëra të Kosovës. Por njërës nga familjet të tilla sot i buzëqeshi fati.

Familja e Bajram Thaçit nga fshati Burojë i komunës së Skenderajt u bë me banesë të re.

Halil Kastrati bën të ditur se falë njerëzve bëmirës sot ju ble një banesë e re kësaj familje në vlerë prej 19.500 eurosh.

Bajrami Thaçi 73 vjeçar i lodhur në moshë, jeton me gruan e cila është e verbër si dhe me dy femijë të vegjël, sot u gezuan me këtë banesë.

E vetmja që përkujdeset për këtë familje është vajza e Bajramit që akoma si ka mbushur 13 vjet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat