Shqipëri: E moshuara del nga shtëpia pas 20 viteve

Sociale

Shqipëri: E moshuara del nga shtëpia pas 20 viteve

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 18:39
Gjyshja dhe mbesa

Gjyshja e Klevisës ka 20 vjet pa dalë nga shtëpia. Për këtë shkak mbesa ka shkuar tek rubrika "Ka një mesazh për ty" për t'i bërë thirrje asaj që t'i rikthehet jetës pas fatkeqësive që i kanë ndodhur.

Në moshën 23 vjeçare Merushja humb njërin nga djemtë e saj.

“Pas kësaj ngjarje ajo u mbyll në shtëpi, u vesh me të zeza dhe nuk diti të buzëqeshë më. Vitet kaluan dhe u martua xhaxhai i dytë. Një muaj më pas u martua edhe babi im. Por jeta nuk donte që gjyshja ime të buzëqeshte, ku xhaxhai im ndërron jetë. Ai la një vajzë 3 – muajshe dhe kjo ndarje nga jeta për nënë Merushen ishte e trefishtë, pasi nusja bashkë me vajzën u larguan nga ajo shtëpi”, ka thënë mbesa e gjyshes.

“Për 20 vjet ajo nuk ka dalë nga shtëpia dhe e vetmja lumturi që ajo ka pasur në jetë ka qenë lindja ime. Ajo më thotë gjithmonë se ti Klevisa më ke mbajtur mendjen deri tani. Unë jam shumë fanse e juaja në faqet zyrare që keni në rrjetet sociale dhe i tregoja gjithmonë për komentet që bëja dhe ju më kthenit përgjigje. Ajo më thoshte gjithmonë se nuk dua të vdes pa të parë ty njëherë në televizor. Gjyshja më ka dhënë shumë forcë për zgjedhjet e mia dhe shpresoj të ketë ardhur sot. Ajo do të më bëj të lumtur nëse ka ardhur, pasi kjo do të jetë një ditë shumë e veçantë. Ajo duhet të jetojë për ne se edhe ne nuk jemi mirë kur e shikojmë atë ashtu”, shtoi ajo.

Pas shumë përpjekjesh nga ana e produksionit të “E Diela Shqiptare” nënë Merushja del nga “ngujimi” 20 vjeçar dhe nga qyteti i Lushnjes ka udhëtuar drejt Tiranës, për të parë se kush i ka bërë mesazh.

Ajo e ndjek çdo javë emisionin “E Diela Shqiptare”. Ardit Gjebrea e pyet rreth jetës së saj, një jetë e cila ka qenë e vështirë për nënë Merushen.

“Unë jetën time e kam kaluar shumë të hidhur.Nënës po i ikën fëmijët para, rron kot. Mua më kanë ikur dy djem dhe kam qenë e hidhur në vetvete. Edhe bashkëshorti më iku pas djemve. Sot kam vetëm një djalë bashkë me nusen.

Më trego pak për jetën tënde tani, ku shkon?

Ku të shkoj, s’më bën zemra të dal.”

Ardit Gjebrea e falenderon nënë Merushen që ka ardhur në shtëpinë e “E Diela Shqiptare” pasi është e vetmja dalje pas humbjes së djemve të saj. Ajo i është shmangur çdo feste që ka pasur në jetë.

“Cili është motivi që erdhe sot këtu? Kush mendon se mund të jetë?

Përveç mbesës nuk mendoj se është njeri tjetër.”

“Të keqen nëna, e dija që ti do ma bëje këtë surprizë. Shpirti i nënës ti!

Nëna unë të falenderoj shumë që ke ardhur për mua. Kjo që ke bërë sot është një hap shumë i madh për ty, por gjithashtu edhe për ne. Unë erdha këtu, që të bëj realitet ëndrrën tënde që të më shikoje njëherë në televizor. Gjithashtu dua që të bëhesh pjesë e gëzimeve tona familjare, të jesh pjesë e fotografisë së familjes sonë dhe jo të jetë montazh ajo foto. E di që jeta nuk është treguar e bukur, por ti ke një shpirt të fortë që më bën edhe mua të eci përpara.” u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat