Shqipëria e ka të ndaluar ushtrimin e prostitucionit. Megjithëse shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e këtij "zanati" dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet burg, shumë hotele dhe motele e ofrojnë këtë shërbim. "Fiks Fare" dokumentoi me zë dhe figurë një tjetër rast prostitucioni, kësaj here në qytezën e Maliqit, në Korçë. Hoteli ndodhet në afërsi të rrugës nacionale, në vendin e quajtur kryqëzimi i Maliqit. Pronari i këtij hoteli tregon për Fiksin se ka disa vajza që i shfrytëzon si prostituta, ku më e vogla është 25-vjeçe.
Gazetarët e Fiksit bisedojnë me punëtorin, ku i tregojnë se janë "kontaktuar" nga një shtetas italian që kërkon ndonjë çupë të mirë. Ata i thonë se "klienti" është rreth 40 vjeç dhe kërkon çupa të vogla. Pronari i thotë se më e vogla është 25-vjeçe, ndërsa thotë se nuk ka më të vogla. Pronari thotë se pazarin duhet ta bëjnë vetë "italiani" dhe prostituta. Pronari i thotë gazetarit se vajzat rrinë deri në orën 15:30-16:00.
Më tej i shpjegon edhe prostitutën 25-vjeçare. "Është 25 vjeçare është shumë e mirë, bile, bile nuk rri ajo këtu, rri lartë se nuk i ka qejf kështu" i thotë pronari. Në fund, gazetari i kërkon pronarit që të shohë prostitutën. Pasi ia tregon i thotë nëse i pëlqen, ndërsa për këtë shërbim nuk kërkon lekë.
BISEDA E GAZETARIT ME PUNONJËSIN E LOKALIT DHE PROSTITUTËN NË MALIQ
Fiksi - Ti je pronari?
Punonjësi i lokalit – Jo.
Fiksi – Turp është.
Punonjësi i lokalit – S'është bre turp, është për qejf. Ça doni?
Fiksi – Një italian më tha me gjej ndonjë çupë të mirë.
Punonjësi i lokalit – Çfarë moshe ka ay? Kam lartë.
Fiksi – Ai është nja 40 e ca vjeç i do të vogla në fakt.
Punonjësi i lokalit -25 vjeçe.
Fiksi – 25 vjeçe
Punonjësi i lokalit – Kam një lartë
Fiksi – Do ta sjell, po më të vogla ka?
Punonjësi i lokalit – S’ka.
Fiksi – Ee
Punonjësi i lokalit – S’ka
Fiksi – Është 25 vjeçe
Punonjësi i lokalit – Ja vlen
Fiksi – Ja vlen ë? Pazari nuk është problem fare.
Punonjësi i lokalit – Le ta bëjnë vetë, le ta bëj vetë.
Fiksi - Nuk kam problem për pazarin unë, ai do të kënaqet.
Punonjësi i lokalit – Po
Fiksi – Mirë nuk ka ndonjë kështu...
Punonjësi i lokalit – Kto deri në orën tre e gjysëm, katër rrijnë këtu.
Fiksi – Rrijnë këtu, marr vesh unë
Fiksi – E kisha llafin ndonjë të vogël, burrash po të them, do ndonjë prej shkolle
Punonjësi i lokalit – Jo s'ka. Është mo logjike ajo ta them unë është me llogjik.
Fiksi – Mua më vjen turp, po ça t’u bëj atyre. Po kanë qef, lekun e kanë
Punonjësi i lokalit – Kanë qef, bravo. Pa merak, është 25 vjeçare është shumë e mirë, bile, bile nuk rri ajo këtu, rri lartë se nuk i ka qef kështu që...
Fiksi – E di, e diel. Them ta shikoj, si mundet ta shikoj atë
Punonjësi i lokalit – Tani do dalësh ti, ta nxjerr unë.
Fiksi – Në rregull, mirë
Punonjësi i lokalit – Hajde
Fiksi – Deri këtu, s’ka gjë mirë si jeni?
Prosituta –Ça bëni, mirë?
Punonjësi i lokalit – Të pëlqen?
Fiksi – Nuk kam ça të them është e mirë fare, nuk diskutohet shumë e mirë. Kështu është puna.
Prostituta – Mirupafshim
Punonjësi i lokalit – I thashë unë, nuk dua lekë ok
Fiksi – Mirë, nuk diskutohet.