Shqipja ja thotë në sy burrit: Më solle dashnoren në shtëpi, i dhashë bukë

Sociale

Shqipja ja thotë në sy burrit: Më solle dashnoren në shtëpi, i dhashë bukë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 22:02
Shqipja dhe Alfred Karaj

Gruaja e akuzuar nga burri dhe vajza se i jepte valium për të shkuar me dashnorin i është kundërpërgjigjur të shoqit. Gjatë përballjes live në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24”, Shqipja ka akuzuar Alfred Karajt, se e dhunonte, nuk punonte, linte para në bixhoz, madje edhe se i kishte sjelle dashnoren e vet në shtëpi.

Në përballjen live, ajo thotë se ai e ka tradhtuar, rrahur me rrip pantallonash, se ka harxhuar çdo të ardhur të familjes në bixhoz, duke e lënë pa bukë atë dhe 4 fëmijët. “Unë të dashur s’kam pas, ky ka pas për vete. Ma ka prurë edhe në shtëpi, i kam dhënë me hongër me pi, po emrin s’po ia përmend. Ky kot akuzon, unë jam e pjekur s’ja shkatërroj jetën njerëzve”,­ deklaroi Shqipja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat