Dramë familjare: Dy pleq në një shtëpi të shkatërruar luten për një strehë: Jemi pa drita prej 9 muajsh

Sociale

Dramë familjare: Dy pleq në një shtëpi të shkatërruar luten për një strehë: Jemi pa drita prej 9 muajsh

Më: 9 mars 2017 Në ora: 21:15
Arife dhe Lavdim Bregasi

Te dera e shtëpisë na pret çifti i të moshuarve Arife dhe Lavdim Bregasi 61 dhe 63 vjeç që me përzemërsi na ftojnë të hyjmë brenda në shtëpinë gjysmake me tavanin e varur që paralajmëron rrezik.

Netëve, të moshuarit i mbulon terri pasi energjia u është ndërprerë për një debit ë pashlyer nga pronari i objektit që është edhe krushku i tyre i cili u ka ofruar shtëpinë si të vetmen strehë për të futur kokën.

Drama e familjes Bregasi nga Mallakastra nuk mbaron me kaq. I zoti i shtëpisë, i sëmurë kronikë me zemër detyrohet që për një thes miell të punojë me bel tokën e fshatarëve të zonës dhe kjo kur i ndrit fati pasi punë të tillë nuk ka çdo ditë.

Dilema më e madhe e të moshuarve mbetet sesi të shpenzojnë pagesën mujore 4 mijë lekë në muaj ndihmë nga komuna Paskuqan.

E vetmja derë shteti ku kanë trokitur për ndihmë është komuna, si dhe bashkia Kamëz por përgjigja ka qenë negative, nuk ka fonde. Ndaj dhe luten me shpresë që dikush t’i dëgjojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat