Abrashi: 400.000 euro të ndara për shërbime sociale

Sociale

Abrashi: 400.000 euro të ndara për shërbime sociale

Më: 18 mars 2017 Në ora: 21:52
Arban Abrashi dhe Abdullah Hoti

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka shkruar në Facebook se sot me ministrin Hoti, ka vizituar organizatën "Hareja" në Rahovec, e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës.

Shkrimi i plotë i ministrit Abrashi:

Rreth 400.000 euro të ndara për shërbime sociale, nga janari këtij viti

Sot me Ministrin Hoti, vizitova organizatën "Hareja" në Rahovec e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës etj.

Organizatat sikur kjo, dhe këto që kanë përfituar grante ketë vit nga MPMS, paraqesin një tërësi organizatash të cilët nga paslufta ballafaqohen me sfida financiare, përkundër një pune masive dhe vullneti të pashoq për të përkrahur grupet e margjinalizuara, grupet në nevojë, grupet e stigmatizuara dhe shumë kategori tjera.

Jemi duke punuar në krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal, në mënyrë që këto organizata të kenë qëndrueshmëri financiare dhe të funksionojnë rregullisht, e jo të varen nga projekt propozimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat