Rrëfimi për pacienten që dyshohet se u paralizua pas operimit

Sociale

Rrëfimi për pacienten që dyshohet se u paralizua pas operimit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:07
Ilustrim

Gjashtëdhjetegjashtëvjeçarja Nizafete Pozhegu, në mars të vitit të kaluar ishte shtrirë në spitalin regjional të Gjakovës, pasi që dyshohej se kishte probleme me tëmthin. Ajo tregon se ishte shtrirë në repartin e Kirurgjisë ku filloi trajtimin me barna. Por, kishte dyshime se mund të ketë edhe probleme me veshka.

Djali i saj, Lirimi, thotë se atë e kishte vizituar një urolog në këtë spital, i cili kishte propozuar të bëhet një diagnostikim më i thellë i veshkave në Radiologjinë e Spitalit të Gjakovës. Pasi një diagnostifikim i tillë nuk ishte i mundur të bëhej në spitalin publik, doktori i kishte propozuar të shkojë në spitalin privat “MIM”.

Pozhegu thotë se nëna e tij është operuar pa qenë në dijeni për procedurën, pa nënshkruar për operimin dhe pa ditur familjarët se po i nënshtrohet një procesi të tillë. Pas operimit shton se gjendja e nënës së tij vetëm sa është përkeqësuar dhe se pak javë më pas ka përfunduar e paralizuar duke mos qenë në gjendje të ecë as për të kryer nevojat e saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat