Biznesmeni Fatmir Zymberi ndërton shtëpi për familjet skamnore që nuk kanë strehim

Sociale

Biznesmeni Fatmir Zymberi ndërton shtëpi për familjet skamnore që nuk kanë strehim

Më: 6 prill 2017 Në ora: 16:41
Fatmir Zymberi dhe Agim Bahtiri

Biznesmeni i njohur nga Mitrovica, Fatmir Zymberi, do të ndërtoj në të gjitha qytetet e Kosovës, ku i ka restorantet e tij, nga një shtëpi për familjet me gjendje ët rëndë ekonomike që nuk kanë strehim, e të cilat këtë nuk mund ta bëjnë vet. Ai për këtë vendim i  ka treguar kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, në një takim që kanë pas në kabinetin e tij.

“Duke parë gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale të disa familjeve në Kosovë, kam marrë vendim që në qytetet ku i kam të hapura bizneset e mija, të ndërtoj me para nga buxheti im nga një shtëpi për familjet që kanë një gjendje të këtillë. Shtëpinë e parë do e ndërtoj në Mitrovicë, prandaj ju z. kryetar Bahtiri, duhet të përzgjidhni familjen që e plotëson këtë kusht dhe të ndërmerrni procedurat ligjore  të nevojshme për realizimin e këtij vendimi”, tha Zymberi.

Ai shtoi në vazhdim se pas Mitrovicës, do të vazhdoj në qytetet tjera të vendit për ndërtimin e shtëpive dhe se nuk do të ndalet vetëm me kaq, por nga një shtëpi për familjet që kanë nevojë emergjente për sigurimin e strehimit, do ta ndërtoj për çdo vit në qytetet ku funksionojnë bizneset e tij.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, duke e mirëpritur këtë nismë humane të biznesmenit Zymberi, që ka lindur në Mitrovicë, tha se ndjehet i lumtur kur njerëzit e vullnetit të mirë pa hezituar ndajnë para nga buxheti i tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

“Unë vërtetë ju jam mirënjohës për këtë nismë njerëzore dhe ju falënderoj shumë. Në  Mitrovicë ka mjaftë familje që nuk e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, andaj investimi që ju bënë për të ndihmuar këto familje ka domethënie të rëndësishme dhe neve na i zbut probleme në këtë fushë. Kontributi i juaj i drejtpërdrejtë në këtë drejtim, por edhe në zhvillimin ekonomik të komunës, duke investuar dhe punësuar të rinj, është për tu vlerësuar shumë dhe qytetarët e Mitrovicës e bëjnë këtë. Ato do të të jenë falënderues dhe mirënjohës”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Ai e siguroi biznesmenin Zymberi se përzgjedhja e familjes do të bëhet sipas kushteve që ai i ka parapa dhe se të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për realizmin e nismës, komuna do i kryej me kohë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat