Shtëpia e tmerrit në Shijak, tronditi shqiptarët, por shikoni si është tani

Sociale

Shtëpia e tmerrit në Shijak, tronditi shqiptarët, por shikoni si është tani

Më: 22 prill 2017 Në ora: 17:00
Shijak

Jo më larg se para dy javësh në redaksi mbërritën disa pamje të një shtëpize të vogël dhe të braktisur në mes të fshati Rreth në Shijak.

Një qytetar kishte kaluar pranë dhe ishte shokuar nga ajo që kishte parë brenda saj: Një pirg i madh mbeturinash dhe një qytetar që banonte brenda asaj hapësire që të kall datën.

Në fakt këto janë në kohën e shkuar, sepse sot pas postimit në redaksi, bashkëfshatarët e zonjës që banonte në këtë shtëpi, i janë ofruar për ndihmë me sende rrethanore.

Banorët e zonës e kanë ndihmuar zonjën e moshuar që të pastrojë shtëpinë dhe të ketë hapësirë dhe kushte optimale për një banim brenda normave të së normales.

Lajmin e mirë e jep një banor aty pranë i cili na ka shkruar:

“Përshëndetje ! Lajmi që publikuat për shtëpinë e braktisur në rrethin e Shijakut, në të cilën jetonte një zonjë rreth të 50 dhe po mbytej nga mbeturinat është vënë dorë nga bashkëfshatarët e saj. Më e pakta që mund të bënim, pasi bashkëfshatarët po e mbajnë me ushqime. Gjyshja ime i çon mëngjesin çdo ditë, drekat dikush tjetër e kështu me radhë. Gjithë kanë vënë dorën në zemër për gruan që jetonte mes plehrave dhe pa kushte fare, duke ia rregulluar edhe nga pak shtëpinë me ato mundësi që kishin”, përfundoi qytetari”.

Fatmirësisht nuk është zhdukur ende fryma komunitare dhe solidariteti tek qytetarët edhe pse politika ka qenë një faktor përçarës ndër vite.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat