U përballën Live në TV, por historia vjehërr-nuse nuk ka mbaruar me kaq

Sociale

U përballën Live në TV, por historia vjehërr-nuse nuk ka mbaruar me kaq

Më: 2 maj 2017 Në ora: 16:08
Vjehrra Natasha dhe nusja Eglantina

Debati i ashpër tek “E diela shqiptare” midis vjehrrës Natasha dhe nuses Eglantina u kthye në historinë që ende nuk është harruar.

Nga një anë, Natasha e akuzonte nusen se nuk dinte të rriste djalin dhe se donte të punonte.

Nga ana tjetër, qëndronte nusja që e akuzonte Natashën se po “i fuste djalit mendime të këqija” duke i thënë se e kishte nënën kuçedër.

Historia ende nuk ka përfunduar sepse Anna media shkruan sot që të dyja palët i janë futur një procesi të ashpër gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

“Shumë miq të Anna Media-s, na kanë kontaktuar në inbox për të mësuar fatin e përballjes së nuses me vjehrrën e saj më 26 Mars, tek “Ka një mesazh për ty”.

Debati i ashpër mes nënës dhe gjyshes për kujdestarinë e Argit të vogël pritej të merrte fund në seancën e apelit të datës 11 prill.

Gjykata e Gjirokastrës në mënyrë të pashpjeguar e ka shtyrë seancën dy herë radhazi duke mos marrë një vendim as në datën 11 e as më 21 prill.

Ndërkohë që palët presin datën 5 maj duke shpresuar që të jetë e fundit, ai që po e vuan gjithë këtë kalvar ligjor mbi të gjitha është Argentini i cili ende nuk e di se ku do të jetë shtëpia e tij nesër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat