Rrëfimi rrëqethës i Artur Lekbellos: Ju tregoj sëmundjen e rrallë

Sociale

Rrëfimi rrëqethës i Artur Lekbellos: Ju tregoj sëmundjen e rrallë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 05:55
Artur Lekbello

Maksimalja që mund të jetosh me këtë sëmundje është tri vjet, por unë kam arritur në vitin e pestë. Shpresoj që Zoti të jetë me mua në vazhdimësi”.

Lekbello 2

Një rrëfim rrëqethës, që askush nuk do të donte ta tregonte. Por, Artur Lekbello, ish-lojtari i njohur i Kombëtares shqiptare dhe Tiranës në vitet ’80-’90, ka ende forcë. 51-vjeçari ka folur dje për mediat greke rreth problemit të rëndë që ka me shëndetin. Teksa falënderoi veteranët e Arisit të Selanikut, që i ndodhen pranë në këto çaste, Lekbello theksoi se po merr shumë forcë nga mbështetja e tifozëve.

 

Klubi selanikas, ku ish-mbrojtësi luajti për katër sezone dhe la gjurmë të paharruara, ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese, për të mbledhur sa më shumë para të jetë e mundur, në mënyrë që Lekbello të kurohet në një nga klinikat e specializuara.

Lekbello

SËMUNDJA

“Së pari, dua t’i falënderoj të gjithë veteranët e klubit të Arisit, që ndërmorën këtë nismë për të zhvilluar një ndeshje miqësore për mua dhe të më ndihmojnë. Kam një sëmundje, ku maksimalja që mund të jetosh është 3 vjet, por falë Zotit unë kam arritur në vitin e pestë. Pasi kuptova për sëmundjen që kisha, fëmijët e mi e morën në dorë këtë situatë dhe bënë disa kërkime jashtë Greqisë. Për fat të mirë, ndodhet një klinikë e specializuar në Gjermani dhe një në Amerikë, që janë shumë të përparuara për sa i përket kësaj sëmundjeje”, thotë fillimisht Lekbello.

Lekbello dhe Bulku ne stolin e Tiranes

Mirëpo, problemin e tij nuk e dinë shumë njerëz dhe Arturi mundohet ta shpjegojë hollësisht. “Unë nuk doja që kjo çështje të merrte përmasa të tilla, pasi doja të bëja luftën time. Prita se mos ndoshta sëmundja do të ndalonte vetvetiu, pra nëse do të reagonte organizmi im. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur deri më sot. Sëmundja quhet ‘pamjaftueshmëri muskujsh’. Ajo fillon nga duart ose këmbët”, tregon ish-futbollisti i Arsit të Selanikut.

MBËSHTETJA

Jeton prej vitesh në Selanik të Greqisë dhe natyrisht ka bërë shumë miq, jo thjesht për periudhën 1991-1998, kur ka luajtur tek Aris, por edhe për natyrën e tij. Arturi ka qenë një idhull për tifozët verdhezi, prandaj dhe sensibilizimi për të është i gjithanshëm. “Që kur u bë publike sëmundja, shumë shokë më kanë marrë në telefon dhe më qëndrojnë pranë.

Kjo më jep forcë të madhe për të vazhduar betejën. Këtë gjë e ndiej nëpërmjet fjalëve të ngrohta dhe urimeve që më japin, pasi janë forca ime për të vazhduar”, ka përfunduar Lekbello.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat