Mërgimtarët vitias bëjnë me karrocë elektrike lëvizëse Lumnije Rulannin

Sociale

Mërgimtarët vitias bëjnë me karrocë elektrike lëvizëse Lumnije Rulannin

Nga: Aziz Zuka Më: 18 qershor 2017 Në ora: 16:26
Pamje nga momenti i dorzimit të karrocës elektrike Lumnije Rudhanit

Tash e tutje, Lumnije Rulani, nga Gjilani,  ka krejtësisht mundësi tjera për të lëvizur. Ajo tashmë ka karrocën lëvizëse elektrike me të cilën mund të lëvizë gjithandej ku ka nevojë. Madje edhe për ta përcjellur vajzën e sajë, Englatinën për në shkollë, dhe anasjelltas prej shkollës për në banesë. Këtë  dhuratë dhe këtë donaacion në emer të donatoroit  asaj ia dhuroi Sali Avdullahu përfqësues i disporës nga komuna e Vitisë, njofton Plus tv e përcjell “Bota sot”.

“Të gëzuara, e të lumtura, nënë e bijë, i bëri mërgmitari humanist nga komuna e Vitisë, me qëndrim në Zvicër, Vezir Ramushi. Ky njeri bëmirës, një ditë prej ditësh, blenë karrocën lëvizëse elektrike për Lumnijen, për t’ia bërë më të lehtë e më të lumtur jetën.

“Më mungojnë fjalët për ta përshkruar përjetimin që kam tashmë kur edhe u bëra me karrocë lëvizëse elektrike. Gjithashtu, më duket pak, vetëm të them se po ndihem e lumtur dhe e rehatshme! Zoti e ruajt dhe bekoftë bashkatdhetarin tonë bëmirës, Vezir Ramushin dhe familjen e tij. Ky njeri, sigurisht se ka, dhe do të ketë bekimin e Zotit, sepse më bëri të ndihem krejtesisht ndryshe. Po ndihem pothuajse e barabartë me njerëzit tjerë”, tha  Lumnija , kur pranoi karrocën lëvizëse elektrike.

Ajo uroi edhe mërgimtarët tjerë bamirës që të kenë: shëndetin, forcën, durimin, por edhe vullnetin e mirë për të ndihmuar edhe raste tjera në nevojë. Lumnija nga Novosella e Kamenicës, nuk kishte me shumë se 3 vjetë, kur ishte hendikepuar, si pasojë e sëmurjës nga fruthi. Me vajzën Englantinën banojnë në një banesë me qira në Gjilan, për të cilën u tha se paguajnë 100 euro, për në muaj.

“Marrim një pension prej 75 eurosh dhe 40 euro tjera për vazjën, Englantinën. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme, vazhdojmë për të jetuar edhe kështu, me shpresën për një të ardhme më të mirë “, thotë ajo. Karrocën lëvizëse elektrike, kësaj gruaje, ia dorëzoi Sali Avdullahu, përfaqësues i diasporës nga komuna e Vitisë Pasi uroi Lumnijën që t’a gëzojë donacion në fjalë, me vlerë jetike, dhuruar nga mërgimtari humanist, Vezir Ramushi, bëri thirrje që të ndihmohen gjithandej familjet dhe rastet në nevojë, nga ata që i kanë mundësitë.

“Ne që shkuam në mërgim për të siguruar kafshatën e gojës, jemi po ata që jetuam me ëndërrat dhe dashurinë për Kosovën dhe njerëzit e këtij nënqielli. Nga puna jonë, ndihmuam, po ndihmojmë dhe do të ndihmojmë njerëzit dhe familjet në nevojë. Megjithëkëtë, institucionet vendore duhet të jenë më të ndjeshme dhe më të kujdesshme ndaj këtyre rasteve”, tha mërgimtari bëmirës, nga komuna e Vitisë, Sali Avdullahu. Ai shprehet i zhgënjyer karshi zhvillimeve të vendit, duke theksuar se nuk ka besuar që njerëzit gati edhe pas 20 vjetësh të përfundimit të luftës, të vuajnë kështu nga hallet dhe brengat e ndryshme të jetës.

“I pata premtue zonjës Lumnije për një karrocë lëvizëse elektrike nga Zvicra, duke kërkuar prej saj që të ketë durim derisa ta siguroja. Janë të kushtueshme, prandaj nuk ishte e lehtë për të ardhur deri te sigurimi i kësaj karroceje. S’di si ta përshkruaj momentin, kur hasa në karrocën që kërkoja dhe kisha mundësinë për ta blerë. Po ndihem mirë që tashmë ky donacion ka arritur edhe në duartë e sajë. Dua të besoj se sado pak ia kemi ndihmuar zonjës, duke ia lehtësuar mundësitë e lëvizjeve të cilat më parë i kishte të vështirësuara”, tha donatori Vezir Ramushi.

I pyetur për vlerën e kësaj karroceje, njeriu bamirës dhe modest, Veziri tha se e rëndësishme është që zonja Lumnije tashmë s’ka hallin dhe brengën që kishte. Ky njeri humanist, që ka ndihmuar edhe më parë raste tjera me nevojë, tha se nuk do të jetë kjo ndihma e fundit për këso rastesh dhe raste tjera me gjendje të rëndë socio-ekonomike. “Do të vzhdojmë për të ndihmuar njerëzit me nevoja për aq sa na jepet mundësia, gjatë tërë jetës “, ka thënë ai, duke uruar nga  largësia që Lumnija t’a gëzojë karrocën lëvizëse elektrike, si një dhuratë modeste nga ana e tij. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat