19-vjeçarja bie në koma, prindërit: Ju përgjërohemi për ndihmë, mjekët s'po gjejnë shkakun

Sociale

19-vjeçarja bie në koma, prindërit: Ju përgjërohemi për ndihmë, mjekët s'po gjejnë shkakun

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 22:41
Fatjona Seit

Fatjona Seit është nga qyteti i Korçës dhe është vetëm 19- vjeçe, e në këto momente është duke luftuar për jetën e saj në spital. Ajo ka rënë në koma dhe fatkeqësisht  mjekët nuk po arrijnë të përcaktojnë shkakun që e ka çuar Fatjonën në koma.

Familjarët e saj, të cilët janë në gjendje të keqe ekonomike kanë shkruar në redaksinë tonë dhe bëjnë apel për ndihmë.

Fatjona është në gjendje kome pasi po kalon një infeksion në trup dhe mjekët nuk po e gjejnë shkakun. Na kanë thënë se ka një infeksion në trup dhe se nuk po e gjejnë dot mikrobin që e ka shkaktuar. Duhet nxjerrë jashtë Shqipërisë sepse këtu nuk ka mjekime", kanë shkruar familjarët e saj.

Ata kanë nisur pranë JOQ edhe numrin 0699883452, ku mund të kontaktoni dhe të ndihmoni për shërimin e Fatjonës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat