Me shtëpi të djegur, pa bukë e pa ujë nën një pemë, ja ç'bëjnë shkodranët për çiftin e moshuar

Sociale

Me shtëpi të djegur, pa bukë e pa ujë nën një pemë, ja ç'bëjnë shkodranët për çiftin e moshuar

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 00:48
Të moshuarit

Lajmi për dy të moshuarit që jetojnë në qiell të hapur ka sjellur reagime të shumta.

Kështu, gjatë ditës së nesërme, një shoqatë në Shkodër do të dhurojë disa pako ushqimore për dy të moshuarit, për të lehtësuar sadopak gjendjen e tyre. Gjithashtu, do të shihet mundësia për krijimin e një banese të re.

Image

Por, nga ana tjetër një futbollist i njohur shkodran në vendin tonë kërkon gjetjen e një banese ku qeranë do e paguajë vetë ai, derisa situata të marrë një zgjidhje përfundimtare. Një tjetër gjest ky për t’u vlerësuar.

Image

Djegia e baneses se çiftit Kuçi dhe mungesa e fëmijëve ka bërë që ato të jetojnë nën një pemë, por kur i nxehti të largohet jetesa e tyre do të vështirësohet akoma më shumë, prandaj kërkohet një ndërgjegjësim më i madh nga qytetarët apo bizneset e ndryshme, pasi siç duket institucionet shtetërore dhe lokale i ka lënë në harresë këto dy të moshuar./ShkodraNews

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat