Historia e djalit nga Drenica që emocionoi shqiptarët

Sociale

Historia e djalit nga Drenica që emocionoi shqiptarët

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 10:08
Besnik Ahmeti së bashku me nusen e tij ka shkuar tek varri i babait

Të gjithëve na ka emocionuar fotografia e Besnik Ahmetit nga Rezalla e Skënderajt, i cili në ditën e martesës së tij së bashku me nusen e tij ka shkuar tek varri i babait dhe vëllaut të tij!

Dëshmori i kombit Malush Ahmeti ra heroikisht në vijën e frontit më 15 maj 1999, kurse pak muaj më parë atij forcat serbe i kishin vra edhe djalin, Leutrimin.

Besniku dhe familja e tij, martesën e pritën me gëzim por nuk munguan edhe lotët e mërzisë për mungesën e babait dhe të vëllait.

“Përjetimin e martesës time e pritëm me gëzime por edhe me lot. Mosprania e prindit dhe e vllaut në ditën e martesës ishte një mungesë e madhe, pasi më dilnin përpara kujtime të shumta me baben kur kam qenë i vogël dhe me vëllauan kur kemi lujtur si fëmijë”, tregon i emocionuar Besniku.

Momenti më emocional i këtij rrëfimi është premtimi që u ka bërë dëshmori Malush Aahmeti dy djemve të tij se për një ditë do t’i martoj të dy djemtë, por që këtë premtim nuk arriti ta realizoj, ngase ai së bashku me djalin e tij ia dhanë jetën atdheut, raporton Drenicapress.

“Babai më thoshte gjithmon se dy djemve të vogel, mua dhe Leutrimit, do ua bëj dasmën për një ditë”, ka thënë Besniku.

Besniku tregon edhe biseden me nusen e tij për të shkuar të dy së bashku te varret e babait dhe vëllaut.

Image

“Kur u fejova i thashë se nuk mund të hyj dhëndër pa shku te vorri i babës për m’ja lyp hallallin që na ka rritë me shumë mundime. Ajo pranoj por me një kushtë, që unë të mos qaj dhe të mos mërzitem.

Normale që mërzi kisha, por më shumë krenari me veprën e madhe që ka bërë babi për lirin e vendit!” ka shtuar Besniku.

Besniku si shumica e të rinjve të Kosovës është në kërkim të një pune stabile për të siguruar të ardhura për familjen. Momentalisht punon një firmë private dhe synim ka edhe kryerjen e fakultetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat