Familjeve Qerkezi në natën e Kurban Bajramit ju kthehet buzëqeshja në fytyrë

Sociale

Familjeve Qerkezi në natën e Kurban Bajramit ju kthehet buzëqeshja në fytyrë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 19:12
Mitrovicë

Shoqata humanitare “Drita”  me seli në Londër,  ka  përuruar në natën e Kurban Bajramit,  për familjet  e Kapllan  dhe  Asllan Qerkezit dy shtëpi të reja në Mitrovicë.

Të  pranishëm në ceremoninë inauguruese  ishin kryetari i komunës Agim Bahtiri, drejtori i drejtorise së Integrimeve Evropine dhe Mireqënjës Sociale, Qazim Nimani, donatorët e shoqatës nga Londra Mehdi Hoxha dhe  Hamit Kamberaj si dhe qytetarët  të tjerë  të  cilët në mënyrë simbolike, kanë prerë shiritin përurues të këtyre shtëpive.

Kryetari Bahtiri, u shpreh i lumtur që emocionet po i ndanë së  bashku me ta ,ai njëkohësisht shprehu edhe  gëzimin e tij duke  theksuar  se e vlerëson lartë punën humanitare që është duke e bërë  kjo shoqatë.

Në fund kryetari Bahtiri ,së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqënjes Sociale Qazim Nimani,  falenderuan përzemërsisht bashkatdhetarët në fjalë ku ndan  edhe mirënjohje për ta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat