Mesazhi prekës i vajzës së akademikut Farudin Hoxhës

Sociale

Mesazhi prekës i vajzës së akademikut Farudin Hoxhës

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 08:56
Fahredin dhe Juli Hoxha

Juli Hoxha, vajza e akademikut Farudin Hoxha, i cili u nda nga jeta një ditë me parë, ka dhënë një mesazh për babain e saj.

“E bekuar si bija jote, me gjithë dashurinë që më dhe, me gjithçka më mësove dhe edukove. Ti je në themel të asaj ç’ka jam. Krenare për ty babush! Të qoftë dheu i lehtë!”,  shkruan vajza e inxhinierit në FB.

Farudin Hoxha është projektuesi i disa prej veprave kryesore energjetike në vend.

Hoxha është nderuar dy herë me Çmimin e Republikës së Klasit të Parë, për arritjet në punën studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimeve hidroenergjetike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat