Rrëfimi mes lotësh i nënës së dy fëmijëve

Sociale

Rrëfimi mes lotësh i nënës së dy fëmijëve

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 14:07
Ilustrim

Një grua nga Tirana ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show” nga ku ka bërë një thirrje sensibilizuese drejtuar të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Monika, e cila disa kohë më parë kishte pësuar një aksident të rëndë dhe kishte qëndruar një kohë të gjatë në koma tha mes lotësh se ndihet me fat që përqafon sërish sot fëmijët e saj, pas gjithë peripecive.

“Jam Monika nga Tirana. Të mora në telefon se kam një problem që dua ta bëj publik, sepse dua që edhe njerëzit të sensibilizohen. Unë jam e martuar dhe kam dy fëmijë dhe mund të them që çdo gjë shkon shumë mirë. Në momentin që çdo gjë po shkonte shumë mirë më ndodhi një aksident me rrezik vdekje. Kam qenë dy javë në koma dhe mjekët nuk më operonin dot se nuk merrja frymë dhe nuk merrja dot narkozën. Për tre muaj kam humbur memorien dhe kam vetëm 2 muaj që jam rikthyer. Më pas më operuan dhe doktori thotë se për 37 vjet nuk kam parë një thyerje kocke dhe dëmtim të gjuri të tillë. Më ka shkuar në rregull, por kam akoma disa mangësi. Përveç këtij problemi, desha t’i them të gjithë publikut që të gjithë ata që ngasin makina se kanë në dorë jetët e të tjerëve. Nuk e di se sa e vlerësoj faktin që janë gjallë dhe puth fëmijët e mi. Kini shumë kujdes dhe mos kini besim 100%. Kam parë shumë njerëz që e kalojnë rrugën në mes të autostradës. Mua më ka parë Zoti. Uroj që disa persona të më dëgjojnë. E para e punës të vënë sa më shumë polici rrugës. Mua më ka ndodhur aksidenti para Presidencës dhe në atë vend nuk mund të ecësh me atë shpejtësi marramendëse”, rrëfeu Monika.

Bëni kujdes dhe mos kini besim 100 përqind kur kaloni rrugën,  ishte thirrja sensibilizuese e nënës së dy fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat