Shqiptari shkon deri në Marok për nuse, kjo që ndodh pastaj është e tmerrshme - Bota Sot
Shqiptari shkon deri në Marok për nuse, kjo që ndodh pastaj është e tmerrshme

Sociale

E martë, 12 dhjetor 2017

Shqiptari shkon deri në Marok për nuse, kjo që ndodh pastaj është e tmerrshme

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 21:54
ilustrim

Një shqiptar 40 vjeç u dënua paraditen e sotme me 4 vjet burg nga Gjykata e Teramos në Itali për shtytje në prostitucion.

Mediat italiane shkruajnë se historia për të cilën akuzohet shqiptari daton në vitin 2012, kur një vajzë marokene 24 vjeçare kishte mbërritur në Itali së bashku me bashkëshortin shqiptar (40 vjeçari tashmë i dënuar).

Në Marok para celebrimit të martesës, shqiptari i ishte prezantuar të resë marokene si sipërmarrës.

Por, gjithçka e premtuar do të merrte kthesë sapo ajo do të mbërrinte në aeroportin e Italisë, ku i priste dhe një bashkëatdhetar i burrit shqiptar.

40-vjeçari shqiptar e kishte sjellë “gruan” marokene në Martinsicuro, ku i kishte dorëzuar një celular dhe çelësat e një apartamenti, duke e paralajmëruar se do të prostituonte derisa të siguronte 10.000 euro.

Por 24-vjeçarja marokene ia doli të arratisej duke u strehuar në një qendër për mbrojtjen e viktimave të prostitucionit, ku më pas kishte vendosur të denonconte të dy shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test