E përdhunuan në Itali, shqiptarja “pushton” Canale 5: Pse askush nuk foli për rastin tim? - Bota Sot
E përdhunuan në Itali, shqiptarja “pushton” Canale 5: Pse askush nuk foli për rastin tim?

Sociale

E hënë, 11 dhjetor 2017

E përdhunuan në Itali, shqiptarja “pushton” Canale 5: Pse askush nuk foli për rastin tim?

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 23:02
Besjana Kosturi

Historia e një vajze shqiptare ka mbërthyer ekranin e Canale 5 ditën e djeshme në emisionin e drekës, “Domenica Live”.

Shqiptarja Besjana Kosturi ra pre e përdhunimit një vit më parë në një park në Ronë dhe përmes emisionit bëri apel për luftë ndaj dhunuesve. Besjana tha ndër të tjera se për rastin e saj nuk foli askush.

Ja si u shpreh ajo në emisionin “Domenica Live” në Canale 5:

Kur më ndodhi kjo e keqe, nuk pata mbështetjen e feministeve, më thonin se isha raciste. Duhen luftuar të gjithë, burra dhe gra bashkë duhet të luftojnë ata që janë monstra. Për disa flitet, për ata që më përdhunuan, edhe pas shpalljes së dënimit, nuk i përmendet as emri. Përse?

Besjana Kosturi u rrëmbye, drogua dhe përdhunua nga dy romë poshtë banesës së saj vetëm një vit më parë. Njëri prej tyre u arrestua menjëherë ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

I ati i Besjanës, Vladimir Kosturi mësues matematike, bëri thirrje publike për manifestim kundër dhunës ndaj grave menjëherë pas asaj që ndodhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test