Mësuesja shqiptare që udhëton tetë orë në ditë me gomar - Bota Sot
Mësuesja shqiptare që udhëton tetë orë në ditë me gomar

Sociale

E premte, 15 dhjetor 2017

Mësuesja shqiptare që udhëton tetë orë në ditë me gomar

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 22:25
Lirije Hoxha

Lirije Hoxha është mësuese në fshatin Kërrabë të Vogël. Ajo udhëton çdo ditë me gomar mes maleve për katër orë në një drejtim – nga Funari për në Kërrabë – për të mbërritur në shkollë në orën 8.

“Çdo ditë bëj nëntë orë rrugë nëse i bie nga Mollagjeçi në këmbë. Ndërsa, nëse i bie këndej nga malet, e bëj për tetë orë vajtje-ardhje. Një vesë shiu të bjerë rrëshqasin gurët dhe mund të më vrasin.

E vetmja forcë që më japin janë nxënësit që më presin çdo ditë dhe dëshira ime e madhe është që të sjell diçka të re në mësimdhënies se po shoh që po shkatërrohet”, ka thënë ajo.

Nxënësit e adhurojnë mësuesen e tyre që vjen edhe në kohë me borë. Dëshira e saj është që ta japë në maksimum këtë kontribut në një zonë më të afërt. Ajo dëshiron që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet në zonë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test