"Mamaja më ndau nga vajza që dua dhe tani fut dashnorin në shtëpi", drama e Aldos nga Elbasani

Sociale

"Mamaja më ndau nga vajza që dua dhe tani fut dashnorin në shtëpi", drama e Aldos nga Elbasani

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 14:32
Aldo Sabriu

Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit kanë qenë pjesëmarrës në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 për të ndarë historinë e tyre. Aldo Sabriu 25 vjeç dhe bashkëshortja e tij minorene denoncon nënën se po i shkatërron historinë e dashurisë.

Kisha hall se mos i hapja llafe gocës, ndaj i bona këto punët me familje. Po mami sa e solla në shtëpi e shante me llafe banale dhe një mashkulli i vjen turp me i thënë. Prej saj kam përfunduar në polici. Shefi më la pa ndjenja në tokë se më godiste pambarim. Ju lutem më ndihmoni”,- tha ai live në emision.

Historia e tyre ka nisur para pak kohësh, dy të rinjtë u njohën në qytetin e tyre, derisa një ditë vendosën të jetonin bashkë. 25-vjeçari pa miratimin e familjes së vajzës e rrëmben atë dhe e sjell në shtëpinë e tij. Nëna e Aldos, Rajmonda zbulon se vajza kishte qenë njëherë e fejuar dhe ka dalë kundër kësaj lidhje. Ajo nuk pranon këtë lidhje dhe është kundër kurorzimit të tyre. Madje ajo i ka nxjerrë nga banesa por dy të rinjtë vazhdojnë të qëndrojnë bashkë. Aldo tregon se konfliktin me nënën e tij i datojnë më herët pasi ai nuk ka qënë kurrë dakort me lidhjet jashtëmartesore që nëna e tij krijonte. Për tu hakmarrë nëna e ka denoncuar në polici duke e akuzuar për dhunë. Skandali shkon deri në atë pikë që Rajmonda sipas të birit, vetëvritet dhe shenjat në trup i shet si dhunë ndaj djalit.

Vetëm para pak ditëve, Aldo është arrestuar nga policia me akuzën e dhunës në familje dhe është lënë i lirë më pas, ndërsa nëna vazhdon të jetë me urdhër mbrojtje.

Dy prindërit e Aldos janë të divorcuar që në vitin 2009 dhe pse jetojnë në një banesë. Jeta e tij është kthyer në një ferr siç e përshkruan dhe ai vetë. Është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm të ruajë lidhjen që ka nisur.

Dua të krijoj një familje, të jem i rregullt dhe jo shembull i prindërve”,- thotë ai.

Ndërsa 25-vjeçari e akuzon nënën se po e ndan nga dashuria e jetës, Rajmonda i kthehet po në akuza të rënda duke i thënë:

Aldo ka sot e kaq vjet që më dhunon mua. Nuk është e vërtetë që s’më ka dhunuar, unë kam urdhër mbrojtje. Kam lanë burrin vetëm për dajakun, ai i ka ngjarë të atit të vetë. Kam 10 vjet që jam ndarë nga burri, prapë vazhdon im bir e më dhunon. Ai rri pa punë, s’ka punuar një ditë për nënën e vetë. Zihet me mua se i bërtas, i them s’mbahet shtëpia me punë të zeza, punën e nënës. Zihemi, grihemi se çdo gjë në shtëpi ai më vjedh”,- thotë Rajmonda.

E sa për lidhjen e dashurisë me Emanuelën, Rajmonda thotë se nuk ka qenë kundër.

Unë nuk dija gjë fare që ka dash një gocë. Ai ka vetëm 1 javë që e ka njohur, nuk njihet për një javë goca, por prapë është puna e tij. Sa për dhunën të sjell unë foto e kam trupin me shenja. Ai do të më shohë në arkivol të vdekur”,- thotë e ëma.

E megjithatë Aldo nuk ka qëndruar i qetë përballë fjalëve të nënës së tij dhe ka hedhur “bombën” në studio duke deklaruar se ajo ka një burrë tjetër.

Është duke mashtruar. Para disa ditësh e ka marrë një nga gazetarët në telefon i ka thënë historinë, por ajo do të më fusë mua brenda dhe të jetë e lirë pataj, ngaqë ka dikë tjetër. S’jam kundër lidhjes po ajo e sjell atë tjetrin në shtëpi, është zënë me vëllain për këtë çështje.”

E ëma ka reaguar e revoltuar pas dëshmisë së tij, duke i thënë:

Të kesh turp për ta që thua. Si mund ta bëj këtë gjë kur në shtëpi kam edhe ish-burrin”.

Konflikti mes tyre ka mbetur i hapur, pasi nëna nuk e pranon më të birin në shtëpi. Prej dy ditësh ai dhe vajza që do kanë mbetur rrugëve, pa një strehë./BalkanWeb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat