Reçica: Do t’i zgjidhim kërkesat e Komitetit të grave të verbra

Sociale

Reçica: Do t’i zgjidhim kërkesat e Komitetit të grave të verbra

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 15:37
Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësueset e Komitetit të grave të verbra të Kosovës, të prira nga Bajramshahe Jetullahu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësueset e Komitetit të grave të verbra të Kosovës, të prira nga Bajramshahe Jetullahu.

Ato me këtë rast thanë se nuk kanë kërkesa të mëdha pos zbatimit të ligjeve që rregullojnë aftësimin e grave të verbra për përdorimin e alfabetit Brail dhe punësimin e tyre aty ku ka mundësi.

Kryeministri Haradinaj  ka kërkuar nga ministri i MPMS-së, Skënder Reçica që ta marrë përsipër trajtimin e kësaj teme, ndërsa ministri është zotuar se kërkesat e grave të verbra nuk do të rrinë gjatë mbi tavolinën e tij, porse do të adresohen për zgjidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat