Plas sherri mes burrit dhe gruas në emision – ai e akuzon se ajo i ka thënë që dashuronte një burrë, që quhej Zylo

Sociale

Plas sherri mes burrit dhe gruas në emision – ai e akuzon se ajo i ka thënë që dashuronte një burrë, që quhej Zylo

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 20:55
Fiqiretja edhe Kamberi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti që në kohën që jetonin bashkë.

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 22 vite nga koha kur janë divorcuar, si Fiqiretja edhe Kamberi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti që në kohën që jetonin bashkë.

Rubrika “Shihemi në Gjyq” sjell një çiftin e divorcuar më shumë se dy dekada më parë, por një problematikë i ka sjellë ata përballë njëri – tjetrit.

Juristja Eni Çobani e cilëson këtë rast si një nga ato që të lejnë pa fjalë dhe tregon se ka qenë shumë e vështirë për të që të sjellë protagonistët në këtë seancë ndërmjetësimi.

Fiqeretja tregon rreth njohjes, dashurisë, jetës së tyre së bashku dhe për konfliktet, që nisën në vitin 1996.

Por ndërhyn Kamberi, i cili thotë se konfliktet kanë nisur në vitin 1995, pasi ajo i ka thënë që dashuronte një burrë, që quhej Zylo.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat