13 vite më parë, tragjikisht humbën jetën 15 maturantët nga Malisheva në një aksident rrugor në Fushë Arrëz të Shqipërisë.
Por, ku janë sot të mbijetuarit nga aksidenti i Fushë-Arrezit, çfarë ka ndodhur me gjimnazistët e Malishevës?
Profesori Zeqir Kastrati dhe ish-maturantët Ardita Zulfaj e Shkëlzen Bytyçi ishin të ftuar në një emision në Top Channel. Ata kanë rrëfyer se çfarë ndodhi me jetën e tyre pas aksidentit tragjik.
Kujtojmë se në atë aksident humbën jetën nxënësit, Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj.