Zvicerani që më 1999 merrej me refugjatët e Kosovës, hapi një hotel e që 12 vite këtu jeton

Sociale

Zvicerani që më 1999 merrej me refugjatët e Kosovës, hapi një hotel e që 12 vite këtu jeton

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 00:56
Andreas

Në kuadër të emisionit “Fol shqip show” në RTV21, u prezantua jeta e një zvicerani i cili për të jetuar dhe punuar ka zgjedhur Kosovën. Andreas ka një hotel afër Graçanicës, ndërsa flet rrjedhshëm shqip.

5 shtatori i vitit 1999 e solli atë në Kosovë si përgjegjës për të koordinuar kthimin e refugjatëve nga Zvicra. Ai ka shtuar se gruaja e tij jeton në Gjermani, të cilën e viziton çdo gjashtë javë. Kurse, në Kosovë merret me hotelin të cilin e ka në partneritet me dy romë.

Andreas ka deklaruar se është i kënaqur me punën me hotel, kurse ka shtuar se nuk e ka nënshtetësinë e Kosovës. Ai po ashtu ka folur edhe për përshtypjet e tij për shqiptarët të cilat janë kryesisht pozitive.

Ai nuk ka pranuar të flasë për politikë, por shton se se njeh një pjesë të historisë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat