I dilte babai në ëndërr, e reja nga Korça braktis burrin në gjumë. Arsyeja…

Sociale

I dilte babai në ëndërr, e reja nga Korça braktis burrin në gjumë. Arsyeja…

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 18:31
I dyshuari

Një 19-vjeçare nga një fshat i Korçës është njohur me një 25-vjeçar. Pa u njohur ende mirë, çifti ka vendosur të fejohet dhe brenda tre muajsh edhe të martohen pasi prindërit e vajzës ishin fanatikë.

Pas martese çifti ka emigruar në Greqi dhe aty kanë filluar problemet. Pasi vajza ka mbetur shtatzënë, i riu ka filluar ta dhunojë sepse ishte përdorues droge.

“Një 19-vjeçare nga një fshat i Korçës është njohur me një 25-vjeçar të cilin tezja e saj e kishte komshi. Por prindërit e saj ishin shumë fanatikë dhe kjo ka bërë që vajza të mos e njohë shumë djalin dhe të fejohet dhe për 2-3 muaj ata janë martuar dhe kanë emigruar për në Greqi. Në fillim djali sillej mirë dhe pasi ajo ngeli shtatzënë ai ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj saj pasi ishte përdorues droge. Vajzës vetëm pak kohë më para i kishte vdekur babai të cilin ajo e shikonte në ëndër sikur i thoshte të ndahej nga burri. Dhe kështu ka bërë dhe vajza, e ka lënë në gjumë 25-vjeçarin dhe është kthyer në Shqipëri”, raportoi gazetarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat