Përloti publikun, Ardita i kërkon falje mamasë pasi preu damarët për një djalë

Sociale

Përloti publikun, Ardita i kërkon falje mamasë pasi preu damarët për një djalë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:42
Ardita

Ardita nga Korça ka ardhur sot në “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare” për t’i kërkuar falje famijes së saj.

Shkak për ardhjen e saj është një gabim i bërë nga ajo pasi muaj më parë ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët tek kisha e Laçit.

Ardita rrëfen se historia e saj ka nisur para 7 vitesh kur kishte njohur një djalë nga Laçi në Facebook.

Pas 4 vitesh ata vendosën që të jetonin bashkë dhe për ta bërë këtë shkuan të jetonin në Vlorë.

Ardita tregon se ata takoheshin shumë shpesh përpara se të vendosnin që të jetonin bashkë, shkruan Tv Klan.

“Takoheshim muaj për muaj. Ishte shumë tip i ëmbël, i merrte gjërat me sportivitet, historitë tona ishin të njëjta.”

“Sot, nuk jemi më bashkë, por për lidhjen time me të nuk jam penduar sepse ndihesha shumë mirë. Sepse nëse shumë vajza që ëndërronin jetën që unë kisha, unë e kisha. Si nga ai dhe nga familja e tij, që më trajtonin si vajzën tyre, jam ndjerë shumë mirë.”
Pas 4 vitesh lidhje Ardita shkoi në Vlorë për të bashkëjetuar me partnerin e saj, Taulantin. Prindërit nuk ishin shumë dakord, megjithatë respektuan vendimin e saj. Por 3 vite më pas lidhja e tyre nisi të kishte probleme.

“Deri para një viti Taulanti vazhdonte shkollën paradite dhe punonte pasdite. Ishim shumë mirë, deri para një viti. Unë punoja vetëm paradite.

Për t’u marrë me diçka pasdite vendos të punoj edhe pasdite. Aty filloi dhe ftohja mes lidhjes tonë, duke mos pasur më komunikim me njëri-tjetrin, nga diçka që as vetë nuk e kuptoj që lidhja jonë të përfundonte aty.”

Taulanti insistonte që Ardita ta linte punën, por ajo nuk pranonte.

Ajo u kthye në Korçë për të marrë pak kohë larg njëri – tjetrit, por rrëfen se pikërisht në këtë moment lidhja mori fund.

“Në Shtator vendos të shkoj prap për ta takuar, e ti them që e kam të pamundur që të largohem nga ai, t’ia shprehja përsëri atë dashurinë që prej kohësh nuk ia shprehja. Aty kishte marrë fund gjithçka.

Takohen familjet e tona për të vendosur. Pasi dëgjova që ata folën nuk thashë asnjë fjalë dhe u largova nga shtëpia. Vendos të shkoj tek Kisha e Laçit, duke menduar se ishte e enjte, duke menduar se nuk kishte njerëz…”

A ishte kjo zgjidhja?

“Në ato momente po, tani jo. Është gabimi më i madh që unë kam bërë. Pasi pres damarin marr shtëpinë në telefon, për t’u treguar vendin ku isha.

Që ta dinin ku mund të më gjenin pas asaj që do bëja. Më gjetën kalimtarët, shkova edhe në spital edhe në polici. Një ditë më pas shkova edhe tek familja ime, por nuk kemi biseduar asnjëherë për këtë.”

“Sot e kam thërritur këtu mamin për t’i kërkuar falje dhe për t’i thënë që unë po eci përpara dhe që të mos jenë të frikësuar që unë do bëj diçka”, rrëfeu e reja.

“Unë vazhdoja ta përsërisja se do të prisja damarët, ia thoja edhe Taulantit. Nuk ishte kërcënim, por doja që ai të kuptonte se e doja aq shumë sa isha gati të jepja dhe jetën për të. Edhe vërtetë e dua shumë, edhe pse ka kaluar kaq kohë, unë edhe sot nuk e pranoj këtë gjë.

Nuk e di, nuk mundem edhe pse përpiqem të jem e fortë. Nuk e pranoj dot faktin që nuk jam dot me të”, tha ajo më tej, ndërsa shtoi:

“Pasi preva damarët ai ishte me mua në spital. Pse e bërë më tha… Sepse nuk mund të jetoj pa ty, i thashë. Më tha: Mundohu të ecësh para, mundohu të jesh e fort?

Ardita nuk i ka kërkuar kurrë familjes së saj.

“Kam ardhur t’i kërkoj falje që ata të jenë të qetë dhe që unë nuk e bëj më.”

Me Taulantin ajo e ka pranuar që nuk do të kthehet më, pasi siç shprehet në studio, gjërat nuk bëhen me zor.

Edhe pas ndarjes, Ardita vijon të jetojë në Vlorë dhe që prej kohës kur tentoi të vetëvritej rrëfen se ka folur vetëm një herë me nënën e saj.

Nëna e Arditës, zonja Marjeta e pranoi ftesën për të qenë në studio.

“Të kam sjellë këtu për të kërkuar falje, jo vetëm ty, babait, motrave, vëllait për atë çfarë unë kam bërë. Erdha këtu të të kërkoja falje sepse nuk mund t’ju vija në shtëpi dhe t’ju shihja dhe t’ju kërkoja falje.

Erdha këtu që t’ju kërkoja falje publikisht, t’ju them q ëvërteë ju dua shumë, që jam penduar për atë çfarë kam bërë edhe të vazhdoj jetën.

Dua t’ju kërkoj falje jo vetëm ju, por edhe taulantit dhe familjes së tij. Ai kapitull u mbyll, jeta vazhdoan dghe dua që gjërat mes nesh të rregullohen dhe të mos jenë ashtu si kanë qenë”, i tha Ardita nënës së saj në studion e “Ka një mesazh për ty”.

Por zonja Marjeta kishte një kërkesë për të bijën.

“Kjo bëhej edhe të ishim të gjithë bashkë në shtëpi, në Korçë, diku, megjithatë e zgjodhi vet?

“Unë do t’i kërkoj që të kthehet në Tiranë, nuk dua që të rrijë në Vlorë. Këtu kemi njerëz, ka të motrën, është me njerëzit e saj.”

“Nuk ka gjëra të pamundura, ka vetëm të vështira. përderisa unë u ktheva në Vlorë do të thotë që kam vendosur ta vazhdoj jetën atje. Megjithatë nuk e di, do ta mendoj. Nuk e di, asgjë nuk është e pamundur”, u përgjigj e reja.

Nëna e Arditës insistoi që ajo të kthehet në Tiranë.

Bëji një sfidë jetës tënde, i tha Gjebrea, për sa kohë i ke kushtet për të qenë në Tiranë.

“Se di, do e mendoj… do vij”, tha në fund Ardita. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat