Përfundoi shpërndarja e pakove ushqimore në qytetin e Kaçanikut dhe fshatrat e tij

Sociale

Përfundoi shpërndarja e pakove ushqimore në qytetin e Kaçanikut dhe fshatrat e tij

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 09:01
Kaçanik

Gjithsejt u ndihmuan 55 familje dhe nga inspektimi dhe komunikimi që ka bërë komisioni ynë me këto familje, rezulton se gjendja sociale e këtyre familjeve është e rëndë.

Gjithashtu është vërejtur se kushtet e banimit te një pjesë e këtyre familjeve janë poashtu shumë të vështira!

Jemi të vetëdijshëm se vetëm përmes këtyre aksioneve humanitare, çofshin ato edhe të rregullta, nuk mund të zgjidhim problemin social në Komunën e Kaçanikut! Me punën dhe solidaritetin tonë ne mundohemi të zbusim problemin e varfërisë dhe gjithashtu përmes shembullit të mirë t'i motivojmë edhe të tjerët në rritjen e nivelit human dhe të solidaritetit, sepse solidariteti dhe humaniteti në shoqërinë tonë të pasluftës lë shumë vend për të dëshiruar!

Me këtë rast dua t'i falëmnderoj të gjithë donatorët dhe anëtarët e shoqatës sonë që bënë të mundur realizimin e kësaj vepre humanitare. Falëmnderoj edhe komisionin tonë (Komisioni për Shpërndarjen e Ndihmave në përbërje të: Remzi Reka, Muhabi Bela, Azem Hoxha, Nexhat Zeneli dhe Valdet Raka) i cili ka bërë një punë të madhe duke filluar nga verifikimi dhe inspektimi i gjendjes në terren, në përgatitjen e pakove si dhe në organizimin e transportit për shpërndarjen e ndihmave. Në emër të kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të shoqatës falëmnderoj edhe z. Agron Kyçykun (Marketi Besa 3) i cili i është bashkangjitur aksionit të shoqatës duke dhuruar 6 pako për 6 familje. Poashtu falëmnderoj edhe z. Valdet Teneqja dhe z. Isamedin Rexha për ndihmën e tyre në logjistikë dhe në transportin e ndihmave tona!

Shumë, shumë, shumë FALËMNDERIT!

Hysen Shehu, kryetar i shoqatës, "Kaçaniku"

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat